VLORE - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përsëriti në Vlorë se ngjarjet kriminale në këtë qytet mbeten të pazbardhura. Në analizën vjetore të Policisë së Vlorës, uk merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, Xhafaj evidentoi disa nga krimet e rënda të pazbuluara.
"Disa ngjarje të rënda kriminale në këtë qytet mbeten ende pa autor. Janë disa vrasje të pazbuluara, situatë e cila nuk gjendet në disa qytete të tjera, ku ngjarje të tilla janë përballuar shumë mirë nga drejtoritë vendore të policisë", u shpreh Xhafaj. "Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës", tha më tej Xhafaj.
Ai shtoi se policia do rrisë efikasitetin e goditjes së grupeve kriminale. "Nuk do ketë asnjë pjesë të territorit pa prezencë të punonjësve të policisë. E kemi nisur në Elbasan, së shpejti do e kemi edhe në Vlorë e Fier", tha ministri i Brendshëm.
Xhafaj theksoi gjithashtu se procesi i Vettingut në radhët e policisë që pritet të nisë së shpejti, do forcojë besimin te uniformat blu. "Forcimi i integritetit të policisë është prioritet për vitin 2018", tha Xhafaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com