Xhafaj: Kryebashkiaku i Elbasanit
ruhet nga policia, pasi u kërcënua

Xhafaj: Kryebashkiaku i Elbasanit<br />ruhet nga policia, pasi u kërcënua<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar se kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini mbrohet nga policia e shtetit, pasi është kërcënuar. “Qazim Sejdini ka një nivel mbrojtje për shkak të një kërcënimi që ka pasur një moment të caktuar“ pohoi Xhafaj në opinion.

Ministri ka komentuar edhe incidentin në shtator të vitit të kaluar në Elbasan ku një mjet përplasi makinën e drejtorit të policisë. Ai tha se ka qenë gabim emërimi në poste të tjera  i personave që u shkarkuan në Elbasan, por këtë përgjegjësi ia la Çakos.

Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qenë edhe emërimi në poste të tjera  të personave që u shkarkuan në Elbasan. Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbasan. Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Çako ka firmosur sigurisht” tha Xhafaj.

Përsa i përket 40 grupeve kriminale në vend, Xhafaj tha se shumica merren me kultivim droge. “Nga skanimi i grupeve kriminale rezulton se 53% e tyre merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11% me trafiqe të paligjshme, 18% me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje dhe 18% me krim ekonomik”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024