Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se në pak kohë qeveria goditi trafikantët. Gjatë prezantimit të raportit për kanabisin, ministri Xhafaj solli në kujtesë Lazaratin, i cili sipas tij, ishte bastion që i përkiste krimit, dhe ku shteti nuk mund të depërtonte.
Sot, shtoi ministri, bastionet e krimit i përkasin së shkuarës dhe shteti ka marrë nën kontroll gjithçka, që sipas tij, e tregon dhe raporti italian.
Më 27 mars, në një ceremoni të thjeshtë të marrjes së detyrës nga unë, deklaruam se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit, të heqjes së Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit. Të shumtë ishin mosbesuesit, kishte dhe cinikë, tallës dhe zhurmues pa fund. Me gjithë lumin e kauzave, ne zgjodhëm heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim. Përkushtimi mundi dhe sakrifica e njerëzve të ndershëm sot foli. Ne ja dolëm në këtë fazë të parë të këtij procesi.
Sot duhet të kujtojmë që më 18 gusht 2014 një helikopter italian që fluturonte në Lazarat u qëllua nga banorë brenda fshatit, ku u plagos një oficere. Në fshat prodhoheshin çdo vit rreth 900 tonë kanabis, Lazarati ishte fshat i paaksesueshëm. Ishte simbol i bashkëjetesës me krimin. Sot bastionet e krimit i përkasin të shkuarës. Disa vite më parë monitorimi nga ajri filloi pas presionit të madh të BE, sot jemi ne që e kryejmë dhe do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm.
Nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u parë, por dëmi nga krimi ishte i madh. Këtu u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, disa oficerë policie, të paaftë për të bërë detyrën, shumë punonjës të tjerë heshtën nga frika. Është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit qeveria reagoi dhe ndërmori një kompleks masash dhe rezultati është ky që u bë publik sot nga partnerët. Edhe këto pak fakte do mjaftonin për të kuptuar sa shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë. Sot autoritet është shteti dhe jo trafikantët. Gjithçka falë edhe burra e grave të Policisë së Shtetit, të cilët mësuan nga gabimet e tyre dhe në pak kohë realizuan këtë ndyrshim të madh së bashku me partnerët.
Italia kurrë nuk na ka lënë vetëm, ne kemi një shprehje: ‘miku i mirë në ditë të vështira njihet’. Ne kërkojmë të punojmë së bashku, sepse dhe qëllimet i kemi të përbashkëta. Me rezultatin e këtij viti ne kemi hedhur vetëm një hap përpara, shumë domethënës.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor 2024, 15:33
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor 2024, 10:56
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27