Xhafaj ministër, Basha: Rama dhe
drejtuesit e PS pinjollë të diktaturës

Xhafaj ministër, Basha: Rama dhe<br />drejtuesit e PS pinjollë të diktaturës
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku ky i fundit mohoi akuzat në adresë të tij se ka torturuar dy persona në kohën e diktaturës.
 
Basha është shprehur se Rama se bashku me udhëheqësit e lartë të Partisë Socialistë, sipas tij janë të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste.

Ai përmes deklaratës së tij, i ka quajtur socialistës trima e trimëresha, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit. Kryedemokrati ka përsëritur sërish qëndrimin e tij se zgjedhje pa opoziën nuk do të ketë.
 
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
 
Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë.

Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë.

Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje. 


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0