Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është nisur për një vizitë në Itali. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë për Report Tv se vizita e Xhafajt në Itali vjen në kuadër të mbajtjes së konferencës rajonale të ministrave të Brendshëm në Trieste, në përmbyllje të projektit IPA. 

Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka përgenjështruar edhe shkrimet në disa media sipas të cilëve vizita e Xhafajt në Itali bëhej për dosjen Habilaj. 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është ftuar të jetë pjesë e panelit të ministrave të Brendshëm të Rajonit ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të BE, me fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin ndër-rajonal dhe më gjerë, me qëllim shkëmbimin e informacionit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com