Xhafaj në Korçë: Krimi i organizuar cenon sigurinë kombëtare

Në Korçë u mbajt Forumi Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. Drejtori Vendor Lorenc Panganika prezantoi problematikat dhe punën e policisë lokale. Pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e Korçës iu përgjigjën drejtuesit e Policisë dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ju korçarët jeni nga më të shëtiturit që në origjinë dhe e dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe si funksionojnë disa gjëra jashtë nesh. E dini shumë mirë marrëdhënien që njerëzit kanë me policinë. Fakti që vetë qytetarët vendosen në ruajtje të qetësisë, të rendit, praktika të kësaj natyre, si kjo që ne po duam të ndërtojmë, janë të zakonshme në vendet e BE-së.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj 

Duke u ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar, ai theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar.

Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale.  

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm 

Duke iu përgjigjur pyetjeve për procesin e Vetting-ut, ministri tha se në radhët e Policisë së Shtetit ka një shumicë dërrmuese, burra dhe gra, djem dhe vajza të pakorruptuar, të ndershëm, të përkushtuar, të përgjegjshëm, që nuk janë thjesht për një punë të zakonshme, por janë në një shërbim të veçantë, ndaj vendit dhe qytetarëve.

Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë. Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund. 

Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t’u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin – ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë 'peshqit e mëdhenj'. Sepse që 'peshku i madh" të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia - Prokuroria - Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

 Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu deklaroi se është në proces ri-struktutrimi i shërbimit të Policisë Rrugore si dhe vijimi i projektit të krijimit të zonave policore, për të qenë më afër qytetarit. Në përgjigje të një shqetësimi për ndotjen nga antenat, ai tha se do të ketë një nismë të përbashkët të policisë dhe pushtetit vendor për të trajtuar në thelb çështjen. 

"Në lidhje me ndotjen elektromagnetike, është një fenomen i cili ekziston edhe në qytete të tjera, jo se duam të përjashtojmë përsëri veten nga përgjegjësia, ne e kemi përgjegjësinë në këto raste, por nga të gjitha studimet dhe korrespondecat që ne kemi ndër policitë lokale, operatorët të cilët janë duke shfrytëzuar këto lloj antenash, kanë marrë në shumicën e rasteve leje nga Këshillat Bashkiakë, si autoritete të cilat kanë të drejtë të pajisin me këto leje operatorët.

Nuk e di këtu në Qarkun e Korçës në rast se janë pajisur apo jo me këto leje, por ne si Polici Shteti, jemi të gatshëm, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nëqoftëse do të merret një iniciativë nga Pushteti Vendor, shumë mirë, në të kundërt po e marrim ne si iniciativë, Drejtori Vendor është këtu, të ngremë një grup të përbashkët edhe me Agjensinë e Mjedisit, edhe me përfaqësues të Pushtetit Vendor, le të bëhet një ristudim apo një evidentim i gjithë antenave, ato që janë me leje, janë me leje, kurse ato që s'janë me leje të marrin masa me mbështetjen e Policisë, por ne vetëm ju mbështetim që të ushtrojmë autoritetin. Prefekti është i gatshëm, ndoshta mund t'i shërbejë Prefektit si Kryetar i Task Forcës, për të eliminuar këtë fenomen", u shpreh Drejtori Veliu.

Forumet Qytetare për Siguri janë mbajtur më herët në Elbasan, Dibër, Fier e Berat. Dhe pas 12 qarqeve llogaridhënia e policisë do të shtrihet në javët e ardhshme në 61 bashkitë në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'