Xhafaj: Në shënjestër të policisë
krimi dhe zyrtarët e korruptuar

Xhafaj: Në shënjestër të policisë<br />krimi dhe zyrtarët e korruptuar<br /><br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë sot i ftuar në Vizion Plus, në emisionin “Kapital”, në të cilin ka folur për sigurinë në vend. Gjithashtu ai foli edhe për procesin e vetingut në polici ku dha disa detaje për mënyrën si do të bëhet.

Sipas Xhafajt Shqipëria është një vend i sigurt për të jetuar por edhe për të bërë biznes. Xhafaj u shpreh se vendi ende ka shumë probleme për sa i përket këtij drejtimi por po shohim se gjithçka po shkon drejt përmirësimit, ai u shpreh se: “Sipas statistikave viti 2017 është me numrin më të ulët të vrasjeve, numri i vrasjeve me eksploziv ka qenë zero. Ajo që unë shoh është një tjetër, pasi edhe 10 vrasje janë një problem për mua. Unë nuk e shikoj si një pamje statistikore, por si një problem”.

Xhafaj citoi një sondazh që është bërë në Elbasan, dhe sipas sondazhit njerëzit deklaruan se ndihen të sigurt.

Xhafaj tha se: “Vetingu në policia ka qenë një ide që kur nisi reforma në drejtësi. Por duke parë nevojën në polici, çuan në këtë angazhim publik për të bërë një proces vlerësimi në radhët e policisë. Përtej historive të veçanta, unë mendoj se në radhët e policisë së shtetit unë mendoj se ka shumë njerëz që janë të aftë dhe të ndërtuar. Ne nisëm vetingun në gjykata dhe prokuror, por menduam se ishte shumë e rëndësishme që dhe ky proces edhe në polici. Të dhënë të shumta tregojnë se në radhët e policisë ka polic, të inkriminuar apo të korruptuar, por edhe të pa aftë”.

Xhafaj gjatë intervistës përmendi së vetingu në polici mund të zgjasë dy vite dhe është i shpërndarë në dy faza kryesore. Faza e para është për oficerët me grada të larta por do të shihen edhe pasuritë e tyre pasi ato mund të jenë shumë më të larta se rroga e tyre.

Në fund të intervistës Xhafaj e mbylli duke thënë se kemi mbyllur projektligjin dhe në fund të këtij muaji do të jetë në dyert e kuvendit.

kapital

Pjesa e pare e intervistes se ministrit Xhafaj te Kapital:

Aleksandër Furxhi: Një studim i fundit tregon se Shqipëria është një nga vendet e sigurta dhe kriminaliteti është i ulët. Ky është vlerësim për Policinë e Shtetit dhe punën tuaj. Por publiku është i ndjeshëm ndaj vrasjeve dhe krimeve të rënda, natyre njerëzore e mban mend një ngjarje kriminale më mirë. Zoti Ministër, a mund të bëni një koment për këtë?

Ministri Xhafaj: Në vlerësim tim dhe jo vetëm, në vlerësimin e opinionit publik, edhe në atë të organizmave ndërkombëtare që merren me këtë çështje, Shqipëria është një vend i sigurt. E sigurt në kuptimin e jetës, punës, e të bërit biznes. Natyrisht nuk është vend pa probleme. Por raporte të tilla lidhur me indeksin e krimit janë vlerësuese, megjithatë nuk janë të vetmet. Në të gjitha sondazhet, Policia e Shtetit në perceptimin qytetar konsiderohet një ndër agjencitë më të besueshme (më shumë se Gjykatat e Prokuroritë). Dhe këto nuk janë vlerësime të MB, por të Bashkimit Europian.

Ju përmendët ndjeshmërinë qytetare. Natyrisht edhe politika për interesa të ditës përmend një ngjarje negative më shumë. Por ka diferencë të madhe mes qasjes së politikës dhe qytetarëve. Për qytetarët nuk është çështje vetëm vrasja në vetvete, por jeta e përditshme. Lidhur me perceptimin e ndryshëm të politikës dhe të qytetarëve, po ju sjell një sondazh të pablikuar të bërë në Elbasan, kryer me asistencën e OSBE. Sipas 78% të të intervistuarve në qendër të qytetit ka siguri ditën, ndërsa sipas 55% natën.

Flitet për vrasjet. Por sipas statistikave 2017 ka treguesit më të mirë të kriminalitetit të viteve të fundit. Në 27 vite është numri më i ulët i vrasjeve, i vjedhjeve me dhunë, apo numri i aksidenteve me pasojë vdekjen. Shifrat janë të ftohta. Mund të kisha dalë në fillim të Janarit e të thoja "Sukses!". Po dhe një vrasje e shoh si problem për mua.

Ministri Xhafaj: Vetingu në Polici ka qenë një ide e formësuar që në kohën kur drejtoja Reformën në Drejtësi. Më pas vijoi njohja me problemet e brendshme të Policisë së Shtetit dhe nevoja për ta përforcuar si agjenci ligjzbatuese.

Aleksandër Furxhi: Nuk është dëgjuar më parë veting kaq i thellë në Policinë e Shtetit. Na shkruajnë në “Kapital” se po u bë seriozisht nuk do mbetej këmbë njeriu në Policinë e Shtetit.

Ministri Xhafaj: Përtej historive të veçanta apo të mediatizuara për X person apo grupe personash, në Policinë e Shtetit ka individë që përmbushin standarde integriteti. Ne i hymë një procesi të lidhur me pastrimin e radhëve të Gjyqësorit nga elementë të inkriminuar e të korruptuar, pa aftësitë e nevojshme profesinoale. E kur flasim për drejtësi penale janë të rëndësishme Prokuroritë dhe Gjykatat. Por pa Policinë, organ ekzektuiv, është e pamundur drejtësia.

Shumë shpejt do shohim rezultate konkrete. Të dhëna të shumta tregojnë se në radhët e Policisë së Shtetit ka edhe policë të korruptuar e po aq të paaftë apo që kanë përfituar një karrierë të padrejtë në aport me ligjin. Vetingu do kryhet në radhët e Policisë së Shtetit, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave – SHÇBA, si dhe Gardës.

Aleksandër Furxhi: Të korruptuarrit i keni identifikuar, keni listë konkrete?Ministri Xhafaj: Absolutisht. Kemi bërë një analizë të plotë të fenomenit. Kemi bërë analiza në vazhdimësi. Ka dhe sinjalizime nga publiku. Ne menduam të ndërmarrim një proces të tillë për të mbështetur pjesën e punonjësve të Policisë së Shtetit që përmbushin kriteret profesionale dhe për të pastruar Policinë nga ata që uk i përmbushin këto standarde

Vetingu në radhët e Policisë së Shtetit maksimumi mund të kapë harku kohor të dy viteve. Në fazën e parë Vetingu do kryhet për 300 oficerë, drejtues të gradave më të larta. Ai do përfshijë verifikimin e korrupsionit (vërtetimi i pasurisë), të lidhjeve kriminale dhe aftësive profesionale. Nuk mund të jesh edhe polic edhe të kesh pasuri të dukshme apo të padukshme që tejkalojnë disafish rrogën e policit.

Projekti do kalojë në Këshillin e Ministrave.

Dhe në fund të muajit mund të kalojë në Kuvend. Në formën e ligjit, absolutisht.

Aleksandër Furxhi: Rindërtimi i imazhit të Policisë së Shtetit është sfidë. Me ç'kemi dëgjuar, që ka elementë të korruptuar, ku e mbështesni ju besimin për të rindërtuar Policinë e Shtetit?

Ministri Xhafaj: Shpeshherë themi "Këta janë policët, drejtuesit, këta janë politikanët". Po këta nuk janë shqiptarët! Është shumë e rëndësishme të ndërtojmë një proces të tillë që të mos vlerësohet i korruptuari apo ai që nuk përmbush standardet.

Sa më mirë të bëhet ky proces, aq më shumë djem e vajza do jenë mundësinë të vijnë në organizatën e Policisë së Shtetit, aq më shumë do të vijnë prurje të reja. Çka do sjellë një agjenci më korrekte ligjzbatuese dhe në shërbim të qytetarit. Besoj se ky proces do ndihmojë shumë integritetin brenda Policisë së Shtetit, dhe do rrisë shumë besueshmërinë publike ndaj Policisë së Shtetit.

Në anën tjetër, ne jemi përfshirë në disa reforma në Policinë e Shtetit. Proces i rëndësishëm është ristrukturimi në Policinë Kirminale, dhe ai në Policitë Vendore. Synojmë më pak policë në zyra, e më shumë në terren. Çdo familje do dijë cili është punonjësi i policisë që përgjigjet për një territor dhe sigurinë e tij. Punonjësit e Policisë së Shtetit do jenë llogaridhënës për gjendjen e kriminalitetit në territor. Do jenë drejtuesit që do jenë përgjiegjës. Sot kjo është një lloj qasjeje e aplikuar nga shumë vend auropiane me shumë sukses.

Pra Vetingu, ristrukturimi i Policisë së Shtetit dhe një qasje e re komunikimi e Policisë me qytetarin, shto këtu rezultate konkrete që do kemi në luftën kundër krimit, besojmë se do japin fryte.

Aleksandër Furxhi: Ka disa dosje për të cilat qytetarë presin rezultate konkrete.

Ministri Xhafaj: Viti 2017 renditet ndër më të mirët në vitet e fundit, për disa çështje, si: lufta kundër kultivimit të kanabisit, të dhënat e krimeve kundër pronës dhe jetës, etj. Natyrisht dhe unë personalisht, në funksionin e Ministrit të Brendshëm, jam i ndërgjegjshëm që mbetet akoma shumë për të bërë, si: lufta ndaj grupeve kriminale, korrupsioni i zyrtarëve të shtetit, përforcimi i rezultateve pozitive në luftën antikanabis me synim heqjen përfundimtare të Shqipërisë nga lista e vendeve kuptvuese, dhe parandalim i krimit në moshat e reja.

Aleksandër Furxhi: Z.ministër, si e shpjegoni ju faktin që drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako qëndroi në detyrë kur segmente jo të parëndësishme të Policisë së Shtetit ishin njollosur me hashashin etj?

Ministri Xhafaj: Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvndësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Aleksandër Furxhi: Në media flitej për përplasje mes Ramës dhe Xhafaj.

Ministri Xhafaj: Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Por kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhëte drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës