Xhafaj: Nga Elbasani nis Vettingu
në polici, godisni kokat e krimit

Xhafaj: Nga Elbasani nis Vettingu<br />në polici, godisni kokat e krimit<br>
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj takimin me strukturat drejtuese te Policisë së Elbasanit. Ministri i Brendshëm ka zhvilluar një takim pune prej dy orësh me drejtuesit e policisë së Elbasanit.

Pak javë më parë Ministri i Brendshëm "shkriu" kupolën drejtuese të policisë së Elbasanit. Ministri i Brendshëm ka komunikuar me drejtuesit e komanduar rreth situatës aktuale të rendit dhe sigurisë publike ne qytetin dhe qarkun e Elbasanit.

Ministri Xhafaj ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre në luftën ndaj krimit i cili vitet e fundit në Elbasan ka tronditur jo rrallë rendin dhe sigurinë. Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore.

“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit” tha ai. Po kështu ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.

Në Elbasan në muajt e fundit kanë ndodhur dy ngjarje që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, por kanë ngjallur edhe shumë debat. E para goditja e makinës së policisë në shtator, që solli furtunën në drejtorinë e policisë dhe e dyta në nëntor, ku u gjetën në makinën e biznesmenit Orest Sota 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit. 

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për takimin  në Elbasan
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj takim me drejtuesit kryesore te Policise ne Elbasan. Takimi per te pare nga afer procesin e ristrukturimit te strukturave te kesaj Drejtorie, ku eshte komanduar drejtues Altin Qato. Ministri Xhafaj u informua per ecurine procesit te ristrukturimit

Takimi ne Policine e Elbasanit, edhe sepse ne kete Drejtori do te implementohet nje projekt pilot ne 2018 per Policimin ne Komunitet dhe kontrollin e territorit

Ministri Xhafaj ne takimin me drejtuesit e Policise Elbasan eshte informuar edhe per rezultatet ne luften kunder krimit te organizuar”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat