Granit Xhaka do të mungojë për sfidën që Arsenal do të luajë sonte kundër Liverpool. Kapiteni i ‘topçinjve’ është lënë jasht nga trajneri spanjoll Emery i cili ka bërë të qartë se Xhaka nuk ka pranuar të kërkojë falje për reagimin dhe ofendimin ndaj tifozëve në momentin që këta e vërshëllyen në fundjavë.
Gjithsesi Emery ka thënë se Xhaka do të vijojë të jetë kapiten i Arsenal pasi ai ka votëbesimin e të gjithë shokëve të skuadrës.
Për verpimin e Xhakës ka patur një sërë reagimesh, duke përfshirë edhe federatën zvicerane e cila në një lloj mënyre i doli në mbrojtje futbollistit. Ndërkohë të njëjtën gjë kanë bërë edhe shokët e skuadrës.