Xhaka: S’jam mysliman i devotshëm
ja e vërteta interesimit të Milanit

Xhaka: S’jam mysliman i devotshëm<br />ja e vërteta interesimit të Milanit
Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka në një intervistë të gjatë ka folur për ngjarjet e fundit në Francë, interesimin e Milanit, ngjarjet në Beograd më 14 Tetor në ndeshjen Serbi  - Shqipëri, por edhe për rinovimin me Baselin. Duke u ndalur te ngjarjet e fundit që tronditën Francën me sulmet në revistën satirike, Taulant Xhaka shprehet se “Sinqerisht, ngjarja e “Charlie Hebdo” më ka tronditur.

Ajo shkakton ankth. Në këtë rast feja ime nuk ka rëndësi. Është diçka njerëzore. Mua, edhe pas këtij rasti më kanë trajtuar njëlloj si më parë. Unë jam lindur në Zvicër. Për mua ekziston vetëm një Zot, por unë nuk jam një mysliman i devotshëm. E keni parë tatuazhin tim? Një mysliman i devotshëm nuk mund ta bëjë këtë”. Përsa i përket ndeshjes së 14 Tetorit, Xhaka nuk ka pranuar që ta komentojë gjatë.

“Nuk dua të flas për këtë çështje. Momentalisht jam i angazhuar te Baseli dhe jo te Kombëtarja e Shqipërisë. Është një situatë shumë e ndërlikuar” tha ai.  Zërave për një ofertë nga Milani gjatë merkatos, kosovari u shpreh se “A më kërkoi vërtetë Milani? Nuk e di çfarë të them. Nuk kishte asgjë konkrete. Unë dëgjova për atë opsion vetëm në internet. Megjithatë, unë pata vendosur për të qëndruar te Baseli sepse jam i lumtur këtu”, tha Xhaka. Përsa i përket qëndrimit te Baseli, kosovari tha se pas tre takimeve është arritur marrëveshja për qëndrimin, pasi të dy palët ishin dakord.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole