Xhaka: Zgjedhja e parë Shqipëria
Bëj maksimumin me Portugalinë

Xhaka: Zgjedhja e parë Shqipëria<br />Bëj maksimumin me Portugalinë
Sfida ndaj Portugalisë do të sjellë debutimin e mbrojtësit Taulant Xhaka me fanellën e kombëtares shqiptare. 23-vjeçari që aktivizohet me Bazelin në kampionatin zviceran është grumbulluar për herë të parë me kuqezinjtë. Nga La Coruna në një intervistë telefonike për Sport News tregoi emocionet e para të aventurës në grupin e drejtuar nga Gianni De Biasi.

“Ndihem mirë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë", ka theksuar Xhaka.  Pak ditë më parë mediat zvicerane shkruanin se zgjedhja e Taulantit erdhi si mungesë e ftesës së përfaqësueses Zvicerane në drejtim të tij. Por 23-vjeçari reagon mbi këtë fakt, duke theksuar se në mendjen e tij opsioni i vetëm ishte kombëtarja shqiptare.

 
“Nuk është e vërtetë, dëshiroja të luaja vetëm për Shqipërinë. Gashi më ka thënë fjalët më të mira dhe s`kam pas kohë me menduar. I kam thënë menjëherë po Shqipërisë”, ka shtuar Taulanti.
 
Debutimi i Taulant Xhakës me fanellën kuqezi pritet të ndodhë në një sfidë shumë të vështirë, përballë Portugalisë. Futbollisti i lindur në Bazel ende nuk e di nëse do të zbresë në fushë të dielën, por premton se do japë maksimumin.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin