Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për projektin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Në një shkrim në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se në këto 300 ditë të qeverisjes së Ramës nuk është vënë asnjë tullë për Xhamnë e Madhe.

“Ndërkohë neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, që javet e para të pushtetit, bllokoi, në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërtimin e Xhamisë së Madhe të kryeqytetit, fillimi i punimeve të të cilës u bë më datë 20 prill 2013. Theksoj këtu se, nga urrejtja primitive, Edvini bllokoi për 11 vjet me rradhë lejen për ndërtimin e saj dhe la kryeqytetin pa xhëmine e tij kryesore”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai bën thirrje edhe për protesta nga myslimanët për heqjen sipas tij të bllokimit të paligjshëm për ndërtimin e Xhamisë .



Redaksia Online
(g.f /shqiptarja.com)