Xhamia e Namazgjasë në Gjykatë:
Të ndalet ndërtimi e prerja e pemëve
Ndërtimi i kompleksit të Namazgjasë në lulishten përballë Parlamentit, është tashmë edhe çështje e drejtësisë shqiptare. Instituti i Çështjeve Kombëtare (INA) ka paditur Këshillin Kombëtar të Territorrit për lejen e dhënë Komunitetit Mysliman dhe i kërkon gjykatës të ndalojë punimet për ndërtimin e xhamisë.
TIRANE- Debati për ndërtimin e kompleksit të Namazgjasë nuk është më vetëm një debat mes ambientalistëve, por edhe një çështje që do të kërkojë angazhimin e ekspertëve të drejtësisë. Kjo pasi Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional i janë drejtuar gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar lejen e ndërtimit që i ka dhënë Komunitetit Mysliman, Këshilli i Rregullit të Territorit. Ata kërkojnë që punimet të ndërpriten menjëherë dhe po ashtu të ndërpritet edhe prerja e pemëve.
PadiaAmbientalistët vetëm pak ditë më parë iu drejtuan Avokatit të Popullit, ku i kërkuan që të nisë hetimet për punimet që po bëhen te lulishtja e Namazgjasë për ndërtimin e xhamisë së re të Myslimanëve. Sipas tyre, kjo pasi janë shkelur të gjitha ligjet për nisjen e punimeve. Ndërkohë që me datë 25 korrik në gjykatën e Tiranës është regjistruar një çështje, që kërkon ndjekjen e saj edhe në rrugë ligjore. “Nr. i çështjes: 16324; dt. e regjistrimit: 25.07.2013 Paditësit: Instituti i Çështjeve Kombëtare INA, Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional Të paditurit: Këshilli kombëtar i Territorit; Lloji i Çështjes: Padi për shfuqizim/ndryshim akti administrativ; Baza Ligjore: Neni 121 – 129; Objekti: Shfuqizimi i vendimit nr.2 datë 29.05.2013 të KRT-së për miratimin e dhënies së lejes Zhvillimore komplekse për xhaminë e Namazgjasë në kundërshtim me procedurat e parashikuara nga ligji. Marrjen e masës së përkohshme për sigurimin e padisë. Të urdhërojë ndërprejen e menjëhershëm të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e trotuareve publike nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i metejshëm i punimeve do të bëjë të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqsor të dhënë nga kjo gjykate”, - thuhet në të dhënat e kësaj çështje, e cila pritet të hapë një debat të madh për shkak të çështjes së ndjeshme që prek: atë të ndërtimit të xhamisë.
Siç kuptohet qartë edhe nga padia, kërkohet që pezullimi i punimeve dhe mos kryhet asnjë lopatë gërmim, pasi nëse punimet vijojnë dhe gjykata merr vendim pro kërkesës së tyre, atëherë ekzekutimi i vendimit, do të bëhet më i vështirë dhe se kthimi i kësaj sipërfaqeje në gjendjen që ishte më parë do jetë thuajse i pamundur. Por pavarësisht kësaj kërkese tek lulishtja e Namzgjasë po bëhen sërish punime dhe së fundi janë prerë edhe pemët e tjera që ndodheshin në këtë lulishte si dhe ata që ishin përreth murit kufizues me parlamentin. Megjithatë beteja ligjore do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe situata mbetet ende e paqartë, pasi ambientalistët dhe shoqëria civile i kanë kërkuar qeverisë së re që do të vijë në shtator që ta anollojë ndërtimin e saj në këtë zonë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08