Xhamia e Plumbit e përmbytur,asnjë
masë për shmangien e kësaj situate

Xhamia e Plumbit e përmbytur,asnjë<br />masë për shmangien e kësaj situate
Xhamia e Plumbit në Shkodër, një monument shekullor me vlera të veçanta prej disa ditësh ndodhet në ujë.
 
Por përmirësimi i kësaj situate duket një realitet i largët, pasi vazhdimisht nga autoritetet lokale janë bërë investime port të shmangur këtë situatë, por asnjë gjë nuk ka ndryshuar.
 
Ndërsa Helidon Bushati, Specialist pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Shkodër shprehet se pritet zbatimi i një projekti, ku synohet qe më një financim të qeverisë Turke kjo xhami të nxirret njëherë e mire nga situata e përmbytjeve.

Për fat të keq ndodhemi përsëri në të njëjtin fenomen që përsëritet vit pas viti kryesisht gjatë periudhave kur ka reshje të jashtëzakonshme shiu. Kjo për shkak të mosmirëmbajtjes dhe mospastrimit të sistemit të drenazhimit të ujrave të lagjeve përreth, Ajasëm dhe Tabake, që bën që gjithë ujërat të grumbullohen në pikën më të ulët të territorit ku ndodhet edhe xhamia e Plumbit” ka thënë ai.

Ndërsa Sokoli e vë theksin edhe tek pastrimi i sistemit të ujrave i cili u bë shkak që xhamia e Plumbit të përmbytet edhe këtë pranverë.
 
Xhamia e Plumbit prej disa ditësh është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut. Ndërkohë që edhe besimitarët e Imami i kësaj xhamie Mithat Myftia, një prej familjeve që kontribuoi për rihapjen e xhamisë në vitin 1990 pohojnë se lënia në këtë situatë është një turp për pushtetarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara