SHKODER - Famullia e Shën Shtjefnit ka organizuar në kishën xhami në kalanë Rozafa meshën e shenjtë të Shën Shtjefnit, ndërmjetësit të qytetit të Shkodrës.
Sipas organizatorëve kjo meshë organizohet çdo 26 Dhjetor, ndërsa ky është viti i 10- të.
Famullitari Kuklit njëkohësisht historian Dom Nik Ukgjini ka theksuar se shkaku pse zhvillohet mesha e shenjtë në kalane e Rozafës është së pavarësisht perkatesive fetare kjo kala duhet të bashkoje të gjithë shqiptarët
“Këtu është vendi ku duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët pa dallim besimi. Kemi të bëjmë më një kishe, objekt që njerëzit mblidhen për t’iu lutur Zotit dhe kur i lutesh Zotit normalisht duhet të rrezatohen nga ata njerëz paqe e mirësi, duhet harmonia e bashkëpunimi”Meshën e mbajtur në kalanë Rozafa, myftiu i Shkodrës e ka cilësuar si provokim ndërsa e ka dënuar këtë veprim që i bëhet harmonisë ndërfetare. Sipas Myftiut Sytari në vendin që është mbajtur mesha e krishterë është xhamia shumë shekullore e Sulltan Fatihut e cila për pak vite është kthyer në kishë por për shkak të harmonisë të muslimanëve nuk u prish ai objekt duke u lënë ashtu sic është tani.
“Të dënojë çdo lloj provokimi ndërfetar që i bëhet hamonisë bndërfetare dhe bashkëjetesës ndërfetare nga kushdo qoftë në rrobën e fesë në këtë qytet dhe në këtë vend. Xhamia shumëshekullore e Kalasë është xhamia e sulltan Mehmet Fatihut, dhe nëse për pak vite nëse në ambientet e saj kanë pasur një origjinë të krishterët është pikërisht toleranca dhe elementi qytetarues i myslimanëve që nuk e prishën atë objekt”Deklaratat e myftiut janë bërë gjatë predikimit të së premtes nga xhamia e Parrucës. Sipas myftiut harmonia dhe diversiteti fetar është një vlerë e madhe e Shkodrës dhe se kushdo që e cënon atë, në fakt ka prekur vetë dinjitetin dhe shpirtin e madhe të këtij qyteti. Ndërkohë Sytari bëri thirrje që muslimanët të respektojnë vlerat e fesë së tyre që nxit për harmoni dhe respekt ndërfetar, sidomos me të krishterët.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.7%
-
Gafë
48.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10