Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, dha një intervistë për tv “A1Report! lidhur me marrëveshjen e saponënshkruar në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Ai e vlerësoi atë si tepër të rëndësishme “ për gjithë shqiptarët, që arritën për herë të parë në historinë e kombit tone, të nënshkruajnë një marrëveshje që hap perspektiva për të dyja kombet tona për t’u integruar në Europë”.
Z.Haliti, 15 pikat e kësaj marrëveshjeje, a janë konsultuar me të gjitha forcat poitike.?
Pjesërisht janë konsultuar, por javët e fundit mundësitë kanë qënë të kufizuara. Megjithatë ne kemi qënë në kontakt të përhershëm me Kryeministrin dhe jemi rakorduar për atë që kanë bërë në Bruksel.
Si do të jetë veriu i Kosovës pas kësaj?
Do jetë i interpretueshëm nga të dyja palët, që do të thonë se jemi fitimtarë, por fakti është ai që është: veriu është brenda territorit të Kosovës, i banuar me shumicë serbe. Detajet e zbatueshmërisë së Kushtetutës dhe problemet që do lindin në vazhdimësi janë çështje që nuk i di tamam; ato janë të ndryshueshme nga çasti në çast dhe nuk mund të them në këtë moment se me çfarë pajtohem ose jo.
Çfarë do të ishte ajo që s’do të toleronit?
Nuk është problem më çfarë nuk tolerojmë, sepse ajo marrëveshje tashmë është kushtëzuar dhe monitoruar në interes të të dy palëve dhe jemi të bindur që asnjëra palë nuk është ndarë me gjithçka që dëshironte.
Ka një përshtypje nga Tirana sikur marrëveshja është pritur me pak mpirje nga Kosova. Ndoshta nga fakti që s’e dinë tamam çfarë është firmosur?
Brukseli është më entuziast, unë e kam thënë disa herë që marrëveshja është ajo që çfarë ata do arrijnë. Por në Kosovë nuk ka kushedi çfarë gëzimi, sepse ne kemi një periudhë kohore që e kemi deklaruar në mënyra të ndryshme për të mos diskutuar për veriun; pra, pritet që opozita dotë kundërshtojë, sidomos Vetëvendosja, por unë mendoj se ajo ishte më e mira e mundshme.
Si ju duket përshëndetja e z.Rama?
Z.Rama me siguri ka qënë në kontakt me z.Thaçi dhe i njeh problemet e Kosovës. Unë mendoj se nuk ka pasur rrugë tjetër dhe çdo rrugë tjetër do ishte e dëmshme për Kosovën dhe për vete Serbinë. Mendoj që në këtë rast fitimtarë janë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, edhe serbët; janë fitimtarë të dy shtetet, që i kanë krijuar njera- tjetrës hapësirat e duhura politike dhe Serbia të marrë ç’ka i është premtuar.
Përvec Vetëvendosje, a mendoni se do të ketë zëra të tjerë kundër, forca të tjera politike që nuk do ta mbështesin Thaçin?
Nuk besoj se do të ketë forca të tjera. Nëse kjo marrëveshje është bërë me ndërmjetës europianë, besoj se Serbia nuk do ta pengojë vetveten për të ecur më tutje, kur populli serb dëshiron të jetë pjesë e Europës.
Çfarë ditësh e presin Kosovën? Kjo marrëveshje, ai kopsit plagët e vjetra?
Problemi është ai i veriut të Kosovës, i politikave serbe, i politikave që ndërton shteti serb dhe kisha serbe, që në vazhdimësi ka luajtur një rol destruktiv në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Nuk e shoh si të mirë kapërcimin e kësaj situate.
Baronesha Ashton u shpreh se dua atë uroj të dyja palët për guximin që kanë pasur. Çfarë guximi mendoj se bëhet fjalë?
Nuk e kam parasysh çfarë ka menduar, por vërtet është guxim për të dyja palët duke pasur parasysh të kaluarën tonë të përgjashme dhe luftën që kemi bërë. Për ata është dhembje emadhe ashtu si dhe për ne, për palën kosovare që dhimbjet e vet, ka problemet e veta me opozitën, prandaj në kët rast do ta përgëzoja Qeverinë e kosovës që ka ndjekur një politike të urtë në këto raporte.
A keni njëfalenderim për baroneshëm Ashton?
Jo që e falenderoj, por i jam shumë mirënjohës që nuk është lodhur nga këto bisedime, që nuk u dukej fundi. E inkurajoj se ajo nuk la hapësirë për të luajtur me arsyetime të kundërta nga ato që duhet të ndodhnin. Nëse Serbia e merr parasysh këtë çështje dhe nuk influencon tek serbët e veriut, që të mos krijojnë probleme e të ngrene barrikada, të kundërshtojnë Qeverinë e Kosovës, atëherë është e vërtetë se kjo është arritja më e madhe pas Rambujesë.
A mos është koha që në Kosovë të flitet më shumë për diplomacionë europiane?
Nuk kisha për ta thënë këtë. Gjatë këtyre viteve, negociatave, këtu kanë qënë të përfshirë edhe europainë, edhe amerikanë e britanikë dhe marrëveshja është ajo që është dashur të jetë. Përsa i përket flamurit amerikan apo europian në Kosovë, do të shprehja besimin se Zoti në tokë janë amerikanët dhe ata janë deklaruar për këtë marrëveshje që ta monitorojë znj Ashton e këtu nuk ka gjë të keqe. Në Kosovë nuk ka për të pasur luhatje nga besueshmëria në SHBA.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com