TIRANE- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika thotë se pas vendimit është kryeministri Berisha. Nika dërgon mesazh Ndrea Prendit se nuk do ta falin pasi është e vërtetuar se nga arma e tij u vra Aleks Nika.

“Djali jonë u vra në demostratë të ligjshme. Ne do presim qëndrimin e opozitës. Drejtësia do të vendoset kur të vendoset shteti ligjor. Ai do të na vërë në vetëgjyqësi e vlla vrasje. Nëse nuk jepet drejtësi atëherë dy duart për një kokë janë

Njerëzit e zakonshëm e parashikuan. Vendimi është i paragjuar, ishte një sentencë që legalizoi vendimin politik të Berishës. Ai ka vrarë dhe 4 vetë në Shkodër, dhe 4 në Tiranë. Përgjegjës është dhe Lulzim Basha, i cili sillet në Tiranë si i pafajshëm. Ai vetë ka thënë se u vranë njerëzit e pafajshëm, por kush i vrau. Prokuroria duhej të insistonte të arrestonte edhe Ndrea Prendin. Ndrean nuk e falim. Është 90 % e vërtetuar se arma e tij ka vrarë Aleksin. Berisha ti vijë turp dhe nuk kërkon falje publike. Mos t’i shkojë mendja që do ti shpëtojë kësaj përgjegjësie. Ne na kanë mbyllur derën.”- tha Mark Nika në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.