Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban

Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban

Rifaat al-Assad, xhaxhai i Bashar al-Assad

Rifaat al-Assad, xhaxhai i liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, i akuzuar në Zvicër për krime lufte për shtypjen e përgjakshme të një kryengritjeje në vitin 1982, fluturoi nga Bejruti në Dubai ditët e fundit.

Kështu kanë deklaruar dy zyrtarë libanezë të sigurisë, të cituar nga “Jerusalem Post”.

Zyrtarët thanë se “shumë anëtarë” të familjes Assad ishin larguar nga Bejruti për në Dubai dhe të tjerët kishin mbetur në Liban që kur Assad u përmbys më 8 dhjetor.

Autoritetet libaneze nuk kanë marrë kërkesa nga Interpoli për t’i arrestuar ata, përfshirë Rifaatin, thanë zyrtarët.

Nga ana tjetër, gruaja dhe vajza e një prej kushërinjve të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad u arrestuan në aeroportin e Bejrutit, nga ku u përpoqën të largoheshin me pasaporta të falsifikuara, thanë zyrtarët libanezë të drejtësisë dhe sigurisë. Xhaxhai i Assadit është raportuar se është larguar një ditë më parë (27 dhjetor).

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë