'Xhaxhi Ramaaa'/ Përgjigjja e vogëlushit 'shkrin' kryeministrin në Durrës (VIDEO)

Qendra shëndetësore Nr. 6 në Durrës është rehabilituar tërësisht, zgjeruar dhe e pajisur me aparatura të reja si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore që do të rikonstruktohen dhe rindërtohen në të gjithë vendin. Qendra  i shërben rreth 20 mijë qytetarëve të kësaj zone.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër këtë qendër të rikonstruktuar, e cila gjatë sezonit të verës kthehet në një qendër 24 orëshe për t’i shërbyer edhe turistëve. Gjatë inspektimit, kryeministri bisedoi edhe me disa nga qytetarët në lidhje me "Check up"-in.

Biseda me njërën nga qytetaret
Edi Rama: Po bën "Check up"-in?
Qytetarja: Po
Edi Rama: Hera e parë që e bën?
Qytetarja: Jo, cdo vit
Edi Rama: Bravo! Si puna ime, se edhe unë e bëj cdo vit

Pas përfundimit të inspektimit, kreu i qeverisë pati një takim 'special' me një fëmijë, i cili sapo e pa reagoi “Eee xhaxhi Rama! Se të kam parë”. Më pas kryeministri e pyet vogëlushin se ku e ka parë, ndërsa ai përgjigjet: “Në televizor!”.

Biseda e plotë
Rama: Po ha akullore?
Nëna: Mami, kush është ky?
Vogëlushi: Ramaaa
Rama: Ti po ha akullore?
Vogëlushi: Ëhëëëë
Rama: Ëshë e mirë akullorja?
Vogëlushi: Ëhëëëë
Rama: Më njeh mua?
Vogëlushi: Ti je xhaxhi Ramaaa
Rama: Xhaxhi Rama. Po, unë jam xhaxhi Rama.
Vogëlushi: Të kam parë 
Rama: Ku më ke parë?
Vogëlushi: Në televizor
Rama: Nga televizori më ke parë ëëë. Ta puth pak ballin?
Vogëlushi: Paçimmmm

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vogelush blendi: 01/04/2019 00:19

    Xhaxhi Rama xhaxhi. Rama e ke gojen memariuana Me marijuana Dhe kokaine E bere Shqiperine. Heroine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve