Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare, ka deklaruar se protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve, nuk kanë lidhje vetëm me investimin në Zvërnec, por me funksionimin e shtetit në tërësi.

Komentet Xhemollari i bëri në një lidhje live nga protesta për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori për Report Tv, ku tha se SPAK zbuloi ditën e djeshme të vërtetën për grabitjen e pronave në Zvërnec të Vlorës.

Xhemollari tha gjithashtu se brezi i ri është një brez që nuk ka frikë nga sistemi, si brezat e mëparshëm.

“Ajo që po kërkohet është që këtu spitalet të të shërojnë, jo të të dërgojnë jashtë shtetit. Shkollat të jenë njësoj, si private, ashtu edhe publike. Që fermeri të mos konkurrohet nga tregjet e huaja. Po kërkojnë një Shqipëri të re, jo vetëm për Zvërnecin, të cilin SPAK e zbuloi dje si ishte e vërteta. Rama në burg, Berisha në burg, do të thotë se ata duhet t’i mbajnë duart jashtë nga drejtimi i vendit. Brezi i ri që po brumoset, është një brez që nuk ka frikë. Brezi jonë ka pasur frikë nga sistemi, nga pushtetari, nga familja. Për mua protesta fillon pas orës 21:00, kur protestuesit dalin në rrugët e qytetit dhe përshëndesin bashkëkombasit e tyre”, tha mes të tjerash Xhemollari.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Protesta mbushet me gazetarët e Shkëlzen Berishës, PD i ngjit në tribunën e fjalimeve