Çifti simpatik, Xheni dhe Benardi të cilët u njohën gjatë reality show Big Brother, janë sërish bashkë. Ata u ndanë pas përfundimit të spektaklit, por duket se ndarja e tyre paska zgjatur shumë pak.
Teksa i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në instagram, Xheni shprehet se janë bashkuar prej disa kohësh, por kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen të fshehtë.

Çifti fitoi simpatinë e publikut, ndërsa lajmi për ndarjen e tyre kishte zhgënjyer shumë fansa të tyre. Xheni u kthye për pak kohë në Itali, ku dhe jeton familja e saj, ndërsa tani ka një arsye shumë të fortë për t'u zhvendosur sërish në Shqipëri.
Komente

