Xheni Hallulli, rebelja mes
televizionit dhe motorrëve

Xheni Hallulli, rebelja mes<br />televizionit dhe motorrëve
Aktorja Xheni Hallulli vjen në një rrëfim për rubrikën “Pink Report” në emisionin “Rreze Dielli”. Ajo tregon për pasionet e saj, duke shfaqur anën e saj “rrok” dhe karakterin rebel të ndërthurrur me profesionin e aktores.
 
Duke ju kthyer pjesës së pushimeve që lamë pas, si i keni kaluar ato çfarë mund të na zbuloni?

Pushimet në fakt tani filluan pasi në kemi qenë deri në datë 28 duke xhiruar natën finale të “Apartamentit 2XL, më pas pjesa tjetër ka qenë në shtëpi. Më së shumti edhe këto pushime kalojnë duke bërë punë duke përgatitur gjërat për të ngrënë, duke bërë pazare dhe gjëra të tilla (qesh). Më pas, nata e Vitit të Ri ishte mbrëmja ku dolëm, tek njerëzit e afërt duke festuar familjarisht, më pas erdha në “Steel Ëings”ku urova miqtë e mi. Megjithatë, duke patur parasysh rrëmujën, kam preferuar që prej vitet e fundit të mos dalë në datë 31, por në datën 1 janar pasi është disi më qetë, kështu që tamam pushimet nisin tani.


 
Ju jeni pjesë e “Steel Wings”. Pati ndonjë organizim për mbrëmjen e ndërrimit të viteve?

I ftuar ka qenë Albi Rrapaj, një djalë mjaft i talentuar, i cili ishte “live” me kitarë solo, që mbajti për katër orë rrjesht. Përgjithësisht atmosfera ishte e qetë  e krahasuar dhe më pjesë të tjera të bllokut por, që shkoi ëmbël si mbrëmje.
 
Duke i’u rikthyer mbrëmjes gala në “Apartamentin 2XL” si shkuan xhirimet duke patur parasysh që kanë qenë pjesë edhe personazhe të njohur?

Ishte një natë e ngarkuar, pasi pati dhjetë ditë përgatitje vetëm për atë natë, pati të ftuar shumë si Flaka  Krelani, Pirro Çako, Dr. Flori, etj. Ishte mjaft intensive puna për realizimin e numrave por duke nisur nga pjesa improvizuese ishte pak e lodhshme, pasi ishin katër orë spektakël dhe nuk është diçka e thjeshtë. Ne nuk është se kemi skenare gati, kemi vetëm subjeket, pjesa tjetër është improvizim. Lodhja më e madhe ishte për çunat Juli dhe Albanon, të cilët kanë qenë gjatë tërë kohës në fokus por, që gjithçka shkoi me suskes. Në fakt, nuk jam bërë pjesë e komenteve por, që uroj që edhe njerëzit të jenë kënaqur.
 
Para pak kohësh ose më saktë para disa muajsh keni qenë pjesë e teatrit me shfaqjen “Konkursi”, një shfaqje që tashmë do të jetë pjesëmarrëse në festivale. Prisni ndonjë çmim?

Ne bëmë një konkurrim në Maqedoni, ndonëse nuk morëm asnjë çmim, u pritëm shumë mirë dhe tani presim pasi do të jenë edhe katër shfaqje të tjera në festival. Sa për çmimin e kush nuk e do, ne për këtë punojmë  që të përfaqësohemi denjësisht, e rëndësishme është që publiku të mbëtet i kënaqur.
 
Do ju shikojmë me ndonjë projekt të ri në teatër?

Jam në pritje nëse do të më ofrohet diçka për pjesën e fundsezonit ku jam pushim, pasi është e pamundur të menaxhohen të dyja njëkohësisht.
 
Do të kisha dëshirë ti kthehesha një ndër pasioneve tuaja më të mëdha siç janë motorrat, mund të na rrëfeni diçka më tepër si lindi ky pasion, grupi ku jeni pjesë dhe udhëtimet që ndërmerrni?

Kemi katër vjet që dalim nëpër udhëtime së bashku me grupin “Steel Wings”, i cili është i pari dhe i vetmi në  Shqipëri. Fillimisht unë jam njohur me Gent Bejkon, pasi asokohe punonim të dy në “Portokalli” dhe me të bërë rrugën e parë të gjatë, që ka qenë një dëshirë e fshehtë e imja e cila doli në pah ato kohë. Tani gjithçka është bërë mjaft familjare, ku secili prej nesh është bërë vëlla me njëri-tjetrin, pasi është një grup prej 30 vetash.


 
Ku priten të jenë udhëtimet e radhës?

Për shkak të kushteve atmosferike nuk është fort rehat për të bërë rrugë të gjata, maksimumi Durrësi. Në fillim të marsit nisin rrugët e gjata dhe plani që kanë për momentin është “Road 66” në Amerikë.
 
Duket se preferoni edhe muzikën rrok përveç motorrëve. Kanë ndikuar këto në artin tuaj?

Më pëlqen rroku si rrymë por, edhe rryma të tjera. Në fakt, rrok jam si natyrë jo në preferenca muzikore. Duke qenë e tillë, arti dhe natyra ime kanë ecur paralelisht pasi kështu kam lindur, e tillë jam. Duke qenë kështu, jam më e çlirët dhe më e dhënë sa i përket pjesës krijuese dhe artit.
 
Dimë që jo të gjithë pjesëtarët e familjes tuaj janë dakort me pasionin e motorrave,e sidomos nëna juaj. E ka pranuar ajo tashmë këtë pasion tuajin?

Unë këtë ta harroj. Nuk kanë për ta pranuar kurrë dhe jo vetëm pjesëtarët e familjes sime por, çdo individ 40 vjeç e sipër, pasi kjo nuk është thyer ende si tabu. Është ende e paperceptueshme një femër në motor për ta. Gjithsesi unë i kuptoj deri diku, por do vazhdoj të luftoj për pasionin tim. Megjithatë, do të mundohem të ruaj edhe pjesën e tyre merakun e tyre por, edhe pasionin tim. Herë pas here ja dal ti ekuilibroj, herë pas here kam debate dhe sherre, indinjata me shumë të drejtë por, ata nuk e kuptojnë pjesën time.
 
Sa femra janë sot pjesë e këtij grupimi?

Asnjë, unë jam e vetmja. Pikërisht ky është problemi, pasi ka femra që e duan shumë por që hasin në të njëjtat vështirësi. Pjesa e rebelizmit tim është ajo që më ka ndjek gjatë gjithë kohës, plus shkolla  që unë kam bërë ma ka lejuar deri diku diçka të tillë.
 
 
Duke ju kthyer komedisë romantike “Femrat”, ku ju ishit pjesë çmund të na thoni?

Ishte një eksperiencë e shkurtër por e bukur. Jam shumë e kënaqur nga filmi pasi njerëzit kishin nevojë për një komedi shqiptare dhe jo vetëm vuajtjet dhe dhimbjet që ka kaluar vendi jonë. Ndonëse u realizua pa buxhet, u bë me shumë dashuri, bëmë punën tonë për çështje ditësh, por më pas kur pash filmin u emociova.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani