Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin

Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin

Foto ilustruese

Xhenova- Karabinierët e Xhenovas arrestuan mbrëmjen e djeshme (26 nëntor) një 35-vjeçar shqiptar, i akuzuar për abuzim në familje dhe plagosje të rëndë ndaj partneres së tij.

Ndërhyrja ka ardhur nga një denoncim i një fqinji në lagjen Bolzaneto, i cili kishte dëgjuar kërkesat për ndihmë nga e dashura e të dyshuarit dhe britmat që vinin nga banesa ngjitur.

Pasi mbërritën në vendngjarje, efektivët e gjetën 40-vjeçaren italiane në një gjendje të shokuar dhe me shenja dhune në fytyrë.

Gruaja ka rrëfyer se shkak ishte bërë debati për ndarjen që ajo kërkonte nga shqiptari, pas një kohe të gjatë abuzimi fizik i raportuar edhe më parë dhe për shkak të frikës që kishte prej tij.

Duke refuzuar ndarjen, 35-vjeçari ka shpërthyer në dhunë me grushta e shkelma, deri në thyerjen e hundës së 40-vjeçares, shkruan media italiane.

Të dëmtuarës iu dha ndihma e parë, kurse për të dyshuarin nisën kërkimet, derisa u kap pranë Sant'Olcese. E dëmtuara sipas mjekëve ka një raport dëmtimesh me kohë rikuperimi deri në 30 ditë. Shqiptari është izoluar në Burgun e Marasit. 
 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të