Ditën e djeshme është mbajtur premiera e filmit "Gjyshja", ku regjisor është Eduart Grishaj.
Dihet miqësia e ngushtë mes aktorit Bes Kallaku dhe partnerit të ri të Arbanës, Eduart Grishaj, por është parë që së fundmi edhe Arbana është afruar shumë me Xhensilën.
Në premierë morën pjesë figura të njohura të ekranit, gjithashtu edhe Xhensila me Besin.
Por ajo çfarë ra në sy ishte se Arbana me Xhensilën kishin vënë të njëjtin rrip dhe kishin veshur këpucë nga e njejta fimë, "Dior".
Shtojmë se miqësia mes tyre është bërë edhe më e fortë pas realizimit të klipit ‘Sekreti im’ ku regjisor ishte Eduardi.