Xhensila Myrtezaj zbulon si i dështoi Bes Kallakut propozimi për martesë: Kemi kaluar momente të vështira, na mban fort dashuria

Xhensila Myrtezaj zbulon si i dështoi Bes Kallakut propozimi për martesë: Kemi kaluar momente të vështira, na mban fort dashuria

Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila prej vitesh shijon historinë e dashurisë me Bes Kallakun, aktorin e humorit, me të cilin gëzon një vajzë ka treguar vështirësitë e marrëdhënies së tyre. Në një rrëfim në “A live night”, Xhensila tregon gjithçka zgjidhet vetëm me dashuri dhe me besim tek njëri-tjetri.

“Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha këngëtarja.

Ndër të tjera ka rrëfyer propozimin e martesës, surpriza që i dështoi Besit në Meksikë.

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’.

Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin”, tha Xhensila.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'