Xheraldina Berisha: Unë si Shakira, ja kënga që më lidhi me Stresin

Xheraldina Berisha: Unë si Shakira, ja kënga që më lidhi me Stresin
Ajo nuk arriti ta prekte finalen e madhe të spektaklit të talenteve të reja, “The Voice of Albania”, megjithatë mbahet mend nga publiku shqiptar. E kurorëzuar me pseudonimin “Shakira shqiptare”, këngëtarja nga Kosova Xheraldina Berisha, vjen tashmë si këngëtare e afirmuar për publikun. Sëbashku me reperin Stresi ajo do të jetë pjesë e edicionit të 9-të, të muzikës moderne shqiptare Top Fest. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Xheraldina flet për bashkëpunimin me Stresin si dhe për planet e saj të ardhëshme në muzikë. Duke u ndalur te kënga pjesëmarrëse në Top Fest, që titullohet “Lamtumirë” dhe që është kompozuar nga Florian Mumajesi, Xheraldina beson se ajo do të mirëpritet nga publiku shqiptar. Bukuroshja nga Kosova flet edhe për idhujt e saj në muzikë dhe pohon se stili i saj, është shumë i ngjashëm me atë të këngëtares kolumbiane Shakira. Xheraldina e kujton me nostalgji pjesëmarrjen në “The Voice”, duke pohuar se ishte një nga spektaklet që i hapi asaj shumë dyet në fushën e muzikës.

Xheraldina menjëherë pas mbarimit të “The voice of Albania”, merrni pjesë në Top Fest 9, si ndiheni?

Ndihem shumë e lumtur pasi Top Fest, është një eveniment që u jep shumë mundësi artistëve të rinj dhe mbi të gjitha është një reklamë shumë e mirë për këngën.

Si lindi bashkëpunimi juaj me Stresin ?

Stresi kishte parë performancat e mia tek “The Voice of Albania”, i kishte pëlqyer vokali im dhe kishte vendosur të më bënte një ftesë për duet.

Kënga juaj është realizuar nga Flori Mumajesi, një emër i njohur në tregun muzikor shqiptar, ç’mund të na thoni për të?

Flori Mumajesi është një ndër producentet më të mirë në vend dhe ndihem shumë e privilegjuar të punoj me të.

Mendoni që kënga do të pëlqehet nga publiku?

Mendoj se po. Ajo është një prodhim i "Threedots" s’ka si të mos pëlqehet

Si titullohet ajo dhe për çfarë flet?

Kënga titullohet "Lamtumirë" tekstin e të cilës e ka bërë vet Stresi. Është një dedikim personal i tij.

Kujt rryme i përket?

Kjo kënge i përket rrymës rap.

Keni menduar ta shoqëroni edhe me një videoklip?

Nuk e di, nuk e kemi menduar ende. Tani për tani jemi të fokusuar vetëm te Top Festi.

Cilat janë pritshmëritë tuaja, në këtë Festival të muzikës moderne shqiptare?

Si gjithmonë në Top Fest kam qënë mëse e mirëpritur, mbi të gjitha publiku është gjithmonë i mrekullueshëm .

Pas Top Festit, cilat do të jenë angazhimet tuaja muzikore?

Pas Top Festit kam menduar të punoj shumë në fushën muzikore, për të cilën s’do të flas më shumë, pasi preferojë ta lë surprizë për publikun.

Ju kanë krahasuar me Shakirën, sa mendoni që i ngjani realisht?

Realisht, mendoj që kemi të njëjtin stil pak a shumë. Ajo më ka frymëzuar çdo herë është një diva e muzikës botërore.

Përveç Shakires cila është ajo këngëtare që ju frymëzon në muzikën tuaj?


Përveç Shakirës është Beyonce, Mariah Carey, por edhe Tupac sidomos quotat e tij gjithmonë janë një frymëzim për mua.

Pas The voice, si ka qene karriera juaj muzikore?

Me mbarimin e “The Voice”, të them të drejtën njerëzit më kanë njohur shumë më shumë dhe kam pasur shumë oferta muzikore. Më kanë njohur edhe producent të ndryshëm që më kanë ofruar bashkëpunime

Si e kujtoni pjesëmarrjen në “ The voice”?

“The Voice of Albania”, është diçka që nuk harrohet kurrë. Hapi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë në jetën time mund ta quaj edhe të çmendur (qesh).

Kush ju shtyu të merrnit pjesë në të?

Më shumë iniciatorë kanë qënë familjarët e mi e sidomos nëna ime.


Mendoni që pjesëmarrja në “The Voice”, e bëri më të lehtë rrugën tuaj në botën e muzikës?

Patjetër që po, tani e kam shumë më të lehtë të depërtoj në tregun muzikor shqiptar..

Nëse nuk do të kishit marr pjesë në të, do të ishit përfshirë në botën e artit?

Unë edhe para se të merrja pjesë në "The Voice" isha këngëtare. Kam qenë e përfshirë në botën e artit por "The Voice" është një plus shumë i madh në karrierën time muzikore. Sidomos për faktin që kam treguar se di të këndoj live, të cilën e kanë pasur vështirë shumë njerëz ta besojnë .

Keni pasur si trajnere Miriam Canin, sa ju ka vlejtur ndihma e saj?

Miriam është një person shumë i dashur, e buzëqeshur. Ajo ka qënë gjithmonë duke më përkrahur dhe duke më këshilluar. Më ka ndihmuar shumë të them të drejtën.

Keni menduar të bëni një kënge me të?

Nuk e di, e kam menduar disa herë ndoshta edhe mund të ndodh pse jo. (qesh)

Me cilin nga ish-konkurrentët e “The Voice” mbani kontakte?

Me të gjithë mbaj kontakte përmes rrjetit social Facebook, kështu që s’do veçoja askënd..

Përveç muzikës me çfarë merreni tjetër?

Përveç muzikës merrem me studime të cilat kanë rëndesi të veçantë për mua dhe nuk i anashkalojë kurrë sado të lodhshme të jenë. Por ti përkushtohesh të dyjave shumë e vështirë.

Sa kujdeseni për lukun tuaj?

Për mua luku ka shumë rëndësi dhe normalisht si çdo femër tjetër, kam dëshirë të dukem mirë .













  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale