/ATSH/. - E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Nderkohe qe trajneri Pep Guardiola ka theksuar se mesfushori kosovar nuk do të largohet nga Bayern Munich, mediat vazhdojnë të spekulojnë rreth të ardhmes së futbollistit te perfaqesueses zvicerane.
Sipas portalit zviceran, tio.ch, Xherdan Shaqiri ka shume mundesi qe te zëvendësoje Lukas Podolskin te Arsenali, pasi se shpejti ai pritet qe te transferohet ne Itali tek Interi.
Ish- mesfushori i Bazelit preferohet nga menaxheri Arsen Wenger dhe transferimi në Londër do t'i jape mundësi Shaqirit që të luajë më shumë se sa te Bayern Munich. Veç Arsenalit, për transferimin e Xherdan Shaqirit së fundi po interesohet edhe Juventusi.










