Xherdan Shaqiri zemëron 
shqiptarët "Jam zvicerian krenar"

Xherdan Shaqiri zemëron <br />shqiptarët 
Xherdan Shaqiri u konsiderua “tradhtar” kur zgjodhi të luante për kombëtaren e Zvicrës para asaj shqiptare. Në një kohë kur kjo nuk është kapërdirë ende, Shaqiri lëshon një tjetër deklaratë që do të zemëroj shumë shqiptarët.
 
Shaqiri i cili tashmë luan në Premier Ligë, për Stoke City në një intervistë për gazetën “The Telegraph”, thotë se ka edhe mentalitet shqiptar dhe zviceran, por ndihet “zviceran krenar”.
 
Gazeta britanike e cilëson ish-lojtarin e Interit dhe Bajernit të Mynihut “Mesin e Alpeve”.
 
24-vjeçari i cili konsiderohet një prej yjeve të rinj të Evropës është një nga futbollistët me më shumë trofe në historinë e Zvicrës.
 
Gjatë vitit 2013, ai fitoi me Bajnerin pesë të tillë – titullin në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Champions League, Super Kupën UEFA dhe Kupën e Botës të FIFA-s për ekipet.
 
Në total, Shaqiri ka 13 medalje që prej sezonit 2009 kur hyri në futbollin profesionist.
 
Shaqiri thotë se tek Interi dhe Bajerni “humbi rrugën” dhe se zgjodhi të transferohej te Stoke për të qenë më i qetë.
 
“Ishte një vendim që të shkoja në një vend kur mund të isha vetvetja dhe ku mund të isha pak sa më i qetë. Nuk doja që të isha çdo ditë në ballë. Edhe në Zvicër jam gjithnjë në front. Kështu që më pak vëmendje. Jam këtu për të punuar për të qenë një nivel ku dua të jem”, shprehet Shaqiri.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën