Xhesika Berberi: Karakteri më bën të veçantë!
Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë para dy vitesh në “Miss Universe”, tashmë është bërë imazhi më i preferuar për shumë agjensi në mbarë botën. Këtë herë ajo do të jetë një ndër
Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë para dy vitesh në “Miss Universe”, tashmë është bërë imazhi më i preferuar për shumë agjensi në mbarë botën. Këtë herë ajo do të jetë një ndër prezantueset përkrah Enkel Demit në edicionin e 52-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” bukuroshoja sharmante, rrëfen emocionet e para të saj në skenën e Pallatit të Kongereseve, marrdhënien e saj me publikun nga pasarelat në një eveniment siç është festivali si dhe vazhdimësinë e karrierës së saj si modele në shumë agjenci dhe lidhjen e ngushtë me fotografin Fadil Berisha. Vetëm pak muaj më parë, pas një fotosesioni në Turqi, së bashku me modelin turk Tarik Ediz dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshaj, “Miss Univers 2011” është cilësuar si një nga femrat më të bukura në Ballkan. Ndërkaq, Berberi është bërë edhe imazh i stilistes së njohur Sherri Hill, duke prezantuar edhe koleksionin e saj, të shoqëruar me një set fotosh të realizuara në studion e fotografit Fadil Berisha. Më poshtë lexoni rrëfimin e imazhit shqiptar në modeling, Xhesika Berberit.
Pas ardhjes tuaj nga Amerika ju është bërë oferta për të qenë përkrah prezantuesit Enkel Demi në festivalin e RTSH-së. Si ndiheni?Ndjehem mjaftë me fat dhe e priveligjuar që mu dha ky rast. Kam një falenderim për të gjithë ato që më propozuan që të dal për herë të parë në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve dhe sigurisht, që kjo është një eksperiencë e parë për mua dhe do të jetë e paharruar.
Hera e parë si prezantuese! Marrdhënia me publikun mendon se të emocionon po aq fort sa sfilatat e modës?Emocioni është një ndjesi aq e bukur kur njerëzit e përjetojnë, dhe kjo gjë më pëlqen sepse jep ato të mirat e veta. Sigurisht që marrdhënia me publikun e sfilatave është krejtësisht ndryshe nga kjo e prezantimit në një event të tillë, por mundohem ti jap shumë kurajos vetes, e bindur se do ja dal më së miri.
Ju bën akoma më të sigurit të qenit përkrah një prezantuesi me pervojë siç ëhstë Enkel Demi?Më bën aq të sigurt, pasi që në ditët e para të provava na ka bërë të ndjehemi komode dhe pa sikletet përkrah tij. Jam e kënaqur që eksperiencën e parë si prezantuese do ta kem përkrah tij.
Sipas stafit organizator ju do të prezantoni në dy netët e para sëbashku me Marinelën. Çfarë do të kesh ti të veçantë nga dy partneret e tjera?Të veçantë! Secila nga ne ka karakterin e saj dhe besoj kjo na bën të veçantë në skenë.
Skenari është baza e fortë e një festivali. Do t’iu pëlqente të dilnit nga korniza dhe të jeni më vetvetja, qoftë dhe me batuat?Në fakt, mua më pëlqen më shumë kur batuat vijnë në mënyrë spontane se sa kur i bazohesh skenarit, por sigurisht do mundohem të fus shumë edhe nga vetja ime për ti dhënë më tepër ngjyrë natyralitetit këtij festivali.
Përsa i përket karrierës tuaj si modele, në çfarë faze jeni momentalisht?Përsa i përket karrierës sime si modele, vazhdoj të kemë një kontratë me angjensinë “Images” në New York prej dy vjetësh, ndërkohë kam një kontratë me një firmë turke që nxjerr veshje mbrëmjesh dhe nusesh. Që kur realizuam një fotosesion në Turqi, së bashku me modelin turk Tarik Ediz dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshajn u bëm dy imazhet kryesore të kësaj kompanie. Pas gjithë këtyre angazhimeve e them me bindje që ndjehem me shumë fat, ndryshe nga shumë modele shqiptare që kam arritur të jem imazhi i shumë firmave të njohura në Europë dhe Ballkan.
Ka qenë dhe dora e fotografit të njohur Fadil Berishës që ndoshta ka ndikuar në karrierën tuaj si imazh “in”?Padiskutim! Ai ka qenë ndikimi im i parë në botën e modelingut. Ai është një artistë që bën shumë për shqiptarët kudo që janë dhe për mua është një baba i dytë. Në rrugën time gjatë këtyre dy viteve më ka ndihmuar shumë dhe sigurisht që pa të nuk do të isha asgjë dhe pa të moda në Shqipëri nuk do të ekzistonte.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
77/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.8%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Motrat Hadid shfaqen si dy Engjëj në pasarelën e Victoria’s Secret
16 Tetor, 17:05
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor, 16:58
-
Tetë muaj heqje lirie dhe 10 mijë euro gjobë për sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë
16 Tetor, 16:58
-
Aciditeti i ulët i stomakut burim i dhjetra sëmundjeve, Altin Joka: Faktor kyç, ushqimi/ Ja si ta stabilizoni
16 Tetor, 16:56
-
Kryqi i Kuq simulon për Report Tv: Si jepet ndihma për atakun kardiak (VIDEO)
16 Tetor, 16:55
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ propozoi votimin elektronik në qarqet Elbasan e Durrës, PS kërkon edhe për Tiranën
16 Tetor, 16:34
-
Marrëveshja Shqipëri - Itali për emigrantët, Alban Daci për Report Tv: Nuk ka pasur transparencë, BE e ka cilësuar si eksperiment
16 Tetor, 16:32
-
Rënia në peshë, sa minuta në ditë duhen për të djegur kalori dhe yndyrë?
16 Tetor, 16:32
-
U kap me armë e tritol në mes të Athinës, ‘arrest me burg’ për Armiol Rrasën! Çfarë deklaroi para gjykatës shqiptari
16 Tetor, 16:16
-
Emigrantët nga Italia në Shëngjin, Arbër Hoxha: Gjykim sipas ligjeve italiane në rast të kryerjes së një vepre penale! Avokati Serjanaj: Ka një trajtim jo të barabartë ndaj tyre
16 Tetor, 16:10
-
Grupi Kastrati bashkon forcat me Wizz Air për të edukuar pilotët e së ardhmes
16 Tetor, 16:07
-
Sulm ajror në Gaza, ndërron jetë futbollisti palestinez dhe nëntë familjarë
16 Tetor, 16:01