Xhevahir Sukaj: Vllaznia ka harruar
ekipin, po numëron akoma votat 

Xhevahir Sukaj: Vllaznia ka harruar<br />ekipin, po numëron akoma votat 
Xhevahir Sukaj është një ndër sulmuesit më të kërkuar për momentin në kampionatin shqiptar të futbollit, por shanset që të rikthehet në Superiore edicionin tjetër janë shumë të vogla, pasi pas Iranit mund të rikthehet në Europë për të vazhduar karrierën. Por, ashtu sikur ka ndodhur me cdo shkodran, pas kthimit nga kampionatet e tjera, fillimisht kërkon që të luajë me Vllaninë, të njëjtën gjë ka bërë edhe sulmuesi Sukaj, por klubi ndodhet në kaos.

“Drejtuesit e Vllaznisë këtë periudhë kanë qenë shumë të zënë duke numëruar votat dhe nuk kanë pasur kohë që të merren me ekipin për edicionin e ri dhe përgatitjet. Jam në pritje të 2-3 ekipeve në Europë dhe nëse nuk arrijë marrëveshje do rikthehem dhe prioritet kam Vllazninë, por nëse vazhdon avazin si vitet e fundit do shoh ekipet tjera”deklaroi sulmuesi për Shqiptarja.com. Përsa i përket ekipeve nga Shqipëria, Sukaj ka sqaruar gjithçka.

“Në parim kam një akord me Flamurtarin, pasi më kanë ofruar një kontratë shumë të mirë dhe nëse nuk i bashkohem Vllaznisë do të shkoj në Vlorë, por gjithmonë nëse do të rikthehem në Shqipëri. Me drejtuesit e Laçit kam miqësi dhe ishte një mundësi që të luaja në Kupat e Europës, por nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Ndërsa nuk është e vërtetë që mund të luaj me Skënderbeun”deklaroi ai. Ndërsa në fund u shpreh se rikthimi në kombëtare është përsëri një mundësi dhe se për të arritur një gjë të tillë nuk do të dorëzohet.

Në edicionin e fundit lojtari shkodran, Xhevahir Sukaj zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në kampionatin iranin të futbollit, por duket se nuk është i kënaqur për të vazhduar karrierën duke synuar Europën ose në fund Shqipërinë. 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet