'Xhevahiri' 400 mijë euro, Tirana përfiton nga Partizani dhe merr kreun e Superligës

'Xhevahiri' 400 mijë euro, Tirana përfiton nga Partizani dhe merr kreun e Superligës

Florent Hasani

Java e 28-të e futbollit shqiptar dha rezultatet e veta, me Tiranën që pas fitores 2-1 me Kukësin merr kreun e klasifikimit, kjo edhe pas "ngecjes" 1-1 të Partizanit në transfertën e Rrogozhinës me Egnatian. Rikthimi në krye i bardhebluve e ka një emër, teksa është Florent Hasani heroi i skuadrës që drejtohet nga Orges Shehi.

Shqiptari i Kosovës shkon në kuotën e 15 golave këtë sezon, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve, teksa ka dhuruar edhe 5 pasime finale për gol. Me vlerë 400 mijë euro në treg, Tirana duket se ka goditur në merkaton e shkuar, duke afruar një lojtar që po merr ekipin "për dore" drejt vendit të parë.

Kampionët në fuqi të vendit duket se kanë oferta për Hasanin, me klubet turke dhe azerbajxhanase që po monitorojnë situatën e 26-vjeçarit. Me kontratë deri në 2024, Hasani pritet t'i sjellë të ardhura klubit bardheblu në merkato, nëse drejtuesit vendosin ta shesin.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë