KPA pranon 10 provat e reja, shtyhet me një javë vendimi për Xhezair Zaganjorin (VIDEO)

Kolegji i Pavarur i Apelimit ka vendosur që të marrë në shqyrtim provat e reja të paraqitura ditën e sotme nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se vendimi për lënien në fuqi ose jo të vendimit të KPK, KPA do ta japë në seancën që do të zhvillohet në datën 17 korrik, në orën 14:00. KPK ka konfirmuar në detyrë, Zaganjorin, por komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se Zaganjori nuk ka paguar detyrimet tatimore. Në seancën e sotme, kreu i GJL njoftoi se ka paraqitur 10 prova të reja, krahas 23 të paraqitura më herët dhe ka mohuar një akuzës të tillë, sipas së cili i ka paguar të gjitha detyrimet.

"Detyrimet tatimore janë paguar të gjitha. Rreth të njëjtat argumentesh rrotullohen të gjitha pyetjet. Sot paraqita 10 dokumente të reja, krahas 23 të tjerave. Përpiqem që të bëjë më të mirën për të gjetur këto dokumente, megjithatë brenda mundësive bëj më të mirën se bëhet fjalë për dokumente të 1995-1997", tha Zaganjori.

Sa i përket ngërçit në Gjykatën e Lartë, Zaganjori tha: E di që janë dy ekstradime, për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Zgjedhja e 4 anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”

Debati i plotë brenda seancës
KP
: Seancën e shkuar e mbyllëm për t'i dhënë një kopje aktesh, komisionerit publik të sjella nga Zaganjoroi. I kërkuam Komisionerit Publik që të mbajë qëndrim për provat e Zaganjorit. Shkaqet e ankimimit që kanë të bëjnë me interpretimin e aneksit Kushtetues nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë. 4 pasuritë me adresa rruga "Ded Gjonluli", nga verifikimi i provave të dorëzuara nga subjekti thuhet se kontrata e shitjes në vitin 2001 është akt formal.  Pretendohet nga tatimet se qiraja është paguar nga zonja M/.H, por subjekti nuk ka sjellë asnjë provë të re për pagimin e tatimeve. Për sa i takon pjesës sa Zaganjorit pretendohet se qiraja është marrë në 1999. Komisioni i kthimit të pronave i ktheu familjes  një pjesë toke mbi të cilin është ndërtuar një godinë 4 katëshe dhe pse s'kishin dokument pronësie. Zaganjori nuk sjell asnjë provë për të faktuar se si i ka sjellë paratë e fituara në Gjermani gjatë periudhës që ka qenë atje.

Zaganjori: Si të gjithë Shqiptarët në ato vite kam sjell paratë se në 1995 nuk funksiononte sistemi bankar ku mund të kryenin transaksione bankare.

kpa.jpg" style="height:469px; width:780px" />

Xhezair Zaganjori sot në KPA

Ankimimi i vendimit

Komisioneri Publik ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankimimin.

"Komisioneri Publik vlerësoi se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë".

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanese: 10/07/2019 17:43

    Te kaloje Vetingun ky i pafytyre, turp per sistemin gjyqesore, ketij duhet ti sekuestrohet pasuria, ky milioner nuk meriton te jete kryetari I gjykates Larte.

    Përgjigju
  • Te pafajmshit: 10/07/2019 14:43

    Ly do jete "shembulli" i pare qe do te shkoje ne burg nga Spak., nqs kalon Vetting, dhe atehere do ta degjoni kur te thote :"pse une para Gjinit apo Gjonit"

    Përgjigju
  • Juristi: 10/07/2019 14:41

    Figura me e urruer e sistemit gjyqsor ne Shqiperi.Kur do marri fund kjo maskarade gjyqsore.Turpi me i madh do jete po te kaloj vetingun ky i pafytyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë