Një burim pranë prokurorisë tha për A1 Report se pas informacioneve të marra në terren nga shërbimet e inteligjencës ka rezultuar se në këtë xhami është riaktivizuar predikimet e rrymës radikale të fesë islame.
I njëjti burim sqaroi për A1Report se nga Komuniteti Mysliman kanë marrë përgjigje negative për marrjen në dorëzim të këtij objekti kulti pasi nga Komunitetit Mysliman kjo xhami nuk njihet zyrtarisht dhe predikimet që bëhen aty nuk kanë miratimin e zyrtarëve të fesë islame në Shqipëri dhe prej kohësh bashkësia islame është distancuar nga kjo rrymë radikale.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur kanë kaluar 8 muaj që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për Ballën dhe 13 të arrestuar të tjerë me aktivitet të dyshimtë dhe të implikuar me dërgimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë.
Hetimet për të arrestuarit me në krye imamin e vetëshpallur, Genc Balla janë ende të hapur dhe pas verifikimeve të burimeve financiare të mënyrës se si është ndërtuar xhamia në Unazën e Re do të ketë dhe vendim sekuestro nëse vërtetohet se paratë për ndërtimit e këtij objekti kulti janë të jashtëligjshme.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)