"Xhihadistët" Prokuroria kërkon 
152 vjet burg për 9 rekrutuesit 

152 vjet burg për 9 rekrutuesit ">
Pas 43 Seancave gjykimi ndaj nëntë imamëve të vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm janë zbardhur dënimet e kërkuara për ta.

Avokati i të akuzuarve ka thënë se, akuza nuk ka mundur që të sjellë asnjë provë dhe fakt.
 
Kjo është një tentativë e organit të akuzës për të për të legjitimuar veprimet e veta të paprovuara. Pra në rastin konkret dy vjet në burg, në paraburgim, duke u gjykuar, duke u hedhur në gjyq çon në një acarim të të pandehurve” ka thënë avokati mbrojtës.

Islami shkoi më tej duke deklaruar se 9 imamët nuk janë terrorist apo esktremist por thjesht kanë një ideologji të tyre.

Kanë një ideologji të caktuar dhe kjo ideologji e caktuar pavarësisht se nuk është në linjën e caktuar të fesë tradicionale islame që lejohet e praktikohet në Shqipëri, ajo nuk sjell asnjë lloj dëmi” ka shtuar Islami.

Në seancën e 43 ndaj Imamëve nuk ka munguar prezenca e ambasadës amerikane ku me përfaqësuesin e saj që monitoroi seancën ku u kërkuan burgimet ndaj 9 të dyshuarve.

Sipas prokurorisë krerët e celulës terroriste e rekrutuese të luftëtarëve në Shqipëri kanë rezultuar Genc Balla, Gert Pashaj e Bujar Hysa, për të cilin është kërkuar dhe dënimi maksimal me 60 vite burg në total.

Janë këto dënimet e ndara sipas viteve për 9 imamët
Genc Balla                   të dënohet me 20 vjet burgim
Gert Pashai                  të dënohet me 20 vjet burgim
Bujar Hysa                   të dënohet me 20 vjet burgim
Erjon Reçi                    të dënohet me 15 vjet burgim
Verdi Morava              të dënohet me 15 vjet burgim
Astrit Tola                    të dënohet me 15 vjet burgim
Edmond Balla              të dënohet me 15 vjet burgim
Fadil Muslimani           të dënohet me 15 vjet burgim
Zeqir Ymeri                 të dënohet me 17 vjet burgim(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).


Ndaj këtyre të pandehurëve prej 25 shkurtit 2015 u hap zyrtarisht procesi gjyqësorë për akuzat e "Rekrutimit të personave për kryerjen e veprave terroriste ose të financimit të terrorizmit, "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda per kryerjen e veprave penale me qellime terroriste"

Ndër provat e paraqitura nga prokuroria në këtë gjykim u paraqitën përgjime, pamje filmike, lëvizje të personave në sistemin TIMS mandate pagesash si dhe survejime në terren pranë xhamisë së Unazës së Re që sipas akuzës është përdorur si pikë takimi me personat e rekrutuar. 

Pranë krimeve të rënda për tre seanca është zhvilluar dhe procesi gjyqësor ndaj Almir Dacit ish imamit të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, por me vrasjen e tij në luftën e Sirisë ky gjykim pritet të pushohet.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë