Xhika: 4-5 kompani të mirëmbajtjes
së rrugëve rrezikojnë tu hiqet liçensa

TIRANE - Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ka theksuar se 4-5 kompani të mirëmbajtjes së rrugëve rrezikojnë t’u hiqet liçensa pasi nga verifikimet e kryera rezultojnë se nuk kanë logjistikën apo eksperiencën e duhur.

Deklaratat Xhika i ka bërë gjatë një interviste për televizionin A1 Report, gjatë së cilës ai u shpreh se situata në akset rrugore shqiptare këtë periudhë si rezultat i reshjeve të dëborës, kanë treguar edhe standardet që mund të plotësojnë kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

Dhe në këtë kuadër, kreu i ARRSH u shpreh se do të kontrollohet kontratat e bëra dhe do të ketë ndërhyrje nëse vihet re se ato nuk plotësojnë kushtet dhe standardet e kërkuara nga ana e qeverisë shqiptare. Për këtë Xhika tha se janë 4-5 kompani të cilat rrezikojnë që t’u hiqet liçensa.

“Nga kjo situatë u panë edhe të metat edhe vështirësitë e para që këto kompani kanë paraqitur. Ranë në sy disa nga vështirësitë dhe mungesa e eksperiencës së disa kompanive. Jo të gjitha kanë atë logjistikë që duhen për mirëmbajtje  e këtyre akseve. Për këta ne do të përgatisim standardet dhe kriteret për licensë dhe do ta zbatojmë gjatë këtij viti. Duhen parë edhe kontratat. Ne jemi duke i riparë, dhe do të ketë penalizime deri në heqjen e kontratës, mund të jenë 4-5 kompani që kanë shfaqur probleme serioze. “ tha Xhika

Shefi i ARRSH tha se tashmë situata në akset kryesore të vendit është përmirësuar ndërsa situata vijon të monitorohet. Gjithashtu Xhika u ndal edhe në objektivat e vitit 2015, ku nënvizoi se prioritet do të jetë shtimi i sinjalistikës rrugore, ku për pasojë në këtë drejtim, gjatë vitit 2014, janë ulur edhe aksidentet rrugore.

dashamir gjika

Më poshtë intervista e plotë e Dashamir Xhikës në televizionin A1 Report:

Cilat mund të jenë akset që kanë problematika?
Me rënien e dëborës është krijuar problematika në akset kombëtare. Për fat të keq disa akse kanë pasur probleme në funksionimin e tyre ku ka pasur ngrica dhe akull, gjithsesi të gjitha akset kanë qenë në funksion, me përjashtim të disa akseve që kanë qenë të kalueshëm me zinxhirë.

Ka pasur situata shumë të vështira gjatë këtyre ditëve
Aksidente nuk ka pasur, por probleme ka pasur në aksin e Qafë Thanës, aksi ishte funksional, por era e fortë frynte borën në rrugë, dhe kompania nuk arrinte të mbante të pastruar këtë aks.

Sot kemi një situatë krejt tjetër. Edhe reshjet e dëborës kanë qenë më të pakta.
Sot situata është e përmirësuar të gjitha akset janë të kalueshme, me përjashtim të dy tre akseve në veri që janë të kalueshme me zinxhirë. Tani që temperaturat janë rritur krijohen probleme, nga shkrirja e dëborës, që sjellin gurë në rrugë.

Si ka qenë puna e kompanive mirëmbajtëse?
Nga kjo situatë u panë edhe të metat edhe vështirësitë e para që këto kompani kanë paraqitur. Ranë në sy disa nga vështirësitë dhe mungesa e eksperiencës së disa kompanive. Jo të gjitha kanë atë logjistikë që duhen për mirëmbajtje  e këtyre akseve. Për këta ne do të përgatisim standardet dhe kriteret për licensë dhe do ta zbatojmë gjatë këtij viti. Duhen parë edhe kontratat.

Sa kompani janë që veprojnë në të gjithë vendin?
Janë mbi 28 kompani.

dashamir gjika

Disa rrezikojnë kontratat?
Ne jemi duke i riparë, dhe do të ketë penalizime deri në heqjen e kontratës, mund të jenë 4-5 kompani që kanë shfaqur probleme serioze.

Po akset në çfarë gjendje janë? Me sinjalistikë rrugore
Duhen ndërhyrje më rrënjësore dhe ne po përgatitemi për vitin 2015, dhe problemi i mirëmbajtjes është plan B ankës Botërore, dhe do të shohim

Keni gjetur mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve në gjithë ëktë situatë?
Në shumicën e rasteve kemi gjetur mirëkuptimin e qytetarëve.

Kjo situatë, dukej shumë vite që nuk shfaqej.
Është e vërtetë se nuk ka bërë prej kohësh një dimër kaq i fortë sa këtë vit, dhe ndoshta kompanitë nuk kishin eksperiencë për të përballuar këtë situatë.

Zonat më problematike...
Janë Dibra, Korça dhe Kukësi

Pak më parë u shfaqën probleme në zonën e Ibës. Në çfarë situate jemi? A keni kryer hetime?
Hetimet vazhdojnë dhe vlerësimi i situatës po përfundon, presim rezultatet, kemi marrë masat e para duke evakuuar banorët, por gjithsesi rreziku mbetet dhe qarkullimi në këtë aks duhet bërë nën mbikëqyrjen e policisë rrugore.

U mbyll viti 2014, ku ka investuar ARRSH dhe a i keni arritur objektivat?
Objektivat ishin rritja e sigurisë rrugore, dhe në mirëmbajtje. Kemi arritur të përfundojmë rrugët e bregut, kemi dërguar drejt përfundimit projektet kryesore. Njëkohësisht një sfidë e madhe ka qenë siguria rrugore, kemi përfunduar projektin kryesor të sinjalistikës, nga Rrogozhina në Butrint, dhe janë ulur edhe aksidentet rrugore. Ky është një projekt që do të vazhdojë edhe gjatë 2015 për akset e mbetura kombëtare.

Në mos gaboj keni thënë që Rruga e Kombit duhet edhe 100 milionë euro për mirëmbajtjen. Në çfarë faze jemi?
Rruga e Kombit është e një rëndësie të veçantë, aty janë urat që po ndërtohen. Shpresojmë që të mbyllen gjatë këtij viti, dhe po shihet nga ana e Ministrisë për tu dhënë me koncesion dhe liron buxhetin e shtetit. Do të jetë edhe një pagesë e vogël që duhet të paguajnë drejtuesit për të përshkruar këtë aks. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefisht në superstradën Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar

Aksident i trefisht në superstradën Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar