Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë

Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë

Porti i Vigos në Spanjë

SPANJË - Në portin e Vigos në Spanjë, një operacion antidrogë çoi në sekuestrimin e 1.1 tonë kokainë dhe arrestimin e 9 personave, shumica shqiptarë. Droga ishte fshehur në një kontejner të shkarkuar nga anija “Cape Citius” me flamur të Qipros. Sipas autoriteteve spanjolle, ky operacion ishte një goditje e madhe ndaj një rrjeti kriminal të lidhur me bandat shqiptare, të cilat dyshohet se kishin planifikuar të transportonin drogën në mënyrë të fshehtë dhe ta depozitonin në periferi të qytetit Vigo.

9 të arrestuarit do të dalin para gjykatësit të premten në mëngjes. Sasia e saktë e drogës është në pritje të peshimit zyrtar. Operacioni është ende në vazhdim dhe është konsideruar sekret, ndaj nuk përjashtohen arrestime të reja në orët e fundit.

Raporti i “La Voz de Galicia” thekson rolin e rëndësishëm të bandave shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke i përshkruar si rrjete të fuqishme që kontrollojnë procesin nga blerja në Amerikën Latine deri te transporti në Evropë. Këto grupe përdorin metoda të avancuara logjistike dhe financiare, duke organizuar dërgesa masive, shpesh në dhjetëra tonë.

Në të kaluarën, porti i Vigos është përdorur për dërgesa të mëdha droge, ndërsa bandat shqiptare kanë një prani të njohur në rajon. Ky operacion vjen pas sekuestrimit të gjysmë toni drogë në të njëjtin port në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht masave të marra, ekspertët vlerësojnë se këto grupe kriminale vazhdojnë të jenë një sfidë e madhe për autoritetet evropiane, duke ndërtuar rrjete të fuqishme për trafikun e drogës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën

Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën