“Me akordimin e fondeve nga buzheti i shtetit, këto rrugë do të shkojnë drejt përfundimit gjatë këtij viti”-thotë Drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika -“Po ashtu si kriter kemi patur edhe turizmin”- shprehet Xhika,duke përmendur në këtë kuadër –“investimet që do të kryhen edhe në rrugët me rëndësi turistike për Shqipërinë si psh: Rrugët e Bregut, për të cilat do të ketë një investim gjatë këtij viti”. “Do të ketë një harmonizim të madh të veprimtarisë midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kontraktuesve në mënyrë që projektet me impakt të madh të shkojnë drejt realizimit përfundimtar gjatë vitit 2014.
Kjo është edhe një arësye më shumë për firmat pasi duke përfituar pjesë të borxheve të prapambetura si dhe një pjesë të financimit për vitin 2014, janë të interesuara që këto projekte të përfundojnë. Këtij shkaku ekonomik duhet që ti shtojmë edhe faktin se këto projekte duhet të përfundojnë, pasi shkalla e amortizimit në gjendjen në të cilën ndodhen tani këto rrugë është shumë herë më e madhe se sa kur janë në gjendje të përfunduar”-thotë Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH, z. Dashamir Xhika.
Po ti referohemi tabelës së objekteve në të cilat do të investohet gjatë viti 2014, mund të përmendim që në shumicën e këtyre rrugëve investimi i qeverisë së mëparshmne është lënë në gjysmën e tij. Kështu mund të përmendim që në rrugën Kukës-Morinë Loti i parë, është investuar në 39 për qind të rrugës, ndërsa në lotin e dytë është investuar në 21 për qind të rrugës. Pra shifra që flasin vetë për nivel të ulët investimesh, ose të thëna ndryshe sa për “sy e faqe”. Në një segment tjetër rrugor By Pass Plepa –Kavajë-Rrogozhinë për lotet 4 deri në lotin 11, sipas tabelës shohim se është invetsuar deri në vitin 2013 në 64 për qind të këtij segmenti rrugor.
Ndërsa në rrugën Unaza e re e Tiranës, shihet qartë sipas tabelës se është realizuar në segmentin Komuna e Parisit –rruga e re Tiranë Elbasan si dhe në segmentin Komuna e Parisit- Shkolla teknollogjike,një financim në masën respektivisht 41 % dhe 9 % të investimeve (referuar tabelës). Këtu mund të përmendim faktin se në ndërtimin e segmentit në unazën e re të Tiranës nga Komuna e Parisit deri në Shkollën teknollogjike (citojmë pjesa e mbetur 0.00-km 0.640), është kryer nga qeveria e mëparshme vetëm 9 për qind e investimeve.
Ndërsa njëri nga faktet më rrënqethës është financimi zero në njërin prej loteve me numër 11, të rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, ku nuk është kryer asnjë investim sipas tabelës të publikuar, pra është kryer investim zero deri në vitin 2013, ndërsa investimet që do të kryhen nga ARRSH gjatë këtij viti do të çojnë në 18 për qind investimet në këtë rrugë deri në fund të vitit.
Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)