'Xhisiela', Kuko: Policia korrekte në çdo veprim, çështja u përdor politikisht

Zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko përmes një deklarate për shtyp thotë se Ministria e Brendshme ashtu edhe Policia e Shtetit kanë reaguar drejt dhe në mënyrë korrekte pa u ndikuar nga emrat e të përfshirëve në rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

Ajo shpreh rezervat e saj për të gjithë ata që u munduan ta përdorin politikisht çështjen. Në deklaratën e saj, Kuko sqaroi se vetëm gjatë vitit të fundit ata kanë trajtuar 4500 raste dhune
 

Ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur institucional duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit për rastin e Xhisiela Malokut.Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban.

Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë.

Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës.

E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale.

Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh.

Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin ndjejmë keqardhje të thellë dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Për ne lufta kundër dhunës në familje, dhe lufta kunder dhunes me baze ligjore nuk eshte çeshtje e dites por pune e perditshme ndaj te ciles punojme me devotshmeri perdite.

Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë denoncimet janë rritur nga vitit në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia.

Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional ndaj grupeve dhe interesave kriminale.

Institucionet nuk bazohen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde.

Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do te jete e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 01/10/2018 15:26

    Parti mjerane qe ben politike me nje viktime (kushdo qofte arsyeja)

    Përgjigju
  • Greta: 01/10/2018 14:57

    Cfare meritash do kete kjo qe eshte bere zv.ministre? Cfare arsimi ka? Zv.ministri eshte post politik por njekohesisht edhe ekstremisht teknik. Cfare pervoje pune ka Romina qe na flet duke levizur doren sikur po shan nga nena?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun