‘Xhisiela’/ Shoqëria Civile dhe PD protestë para Kryeministrisë: Stop dhunës ndaj grave!(FOTO)

TIRANE-Shoqatat për mbrojtjen e grave dhe shoqëria civile mbështetur nga Partia Demokratike kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë pasditen e sotme pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

Ata janë shprehur se politika në vend është armiku kryesor i qytetarëve, ndërsa kanë kërkuar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, përfshirë edhe djalin e deputetit të Krujës, Rraja, i cili është arrestuar.

‘Gratë nuk duhet të dhunohen. Stop dhunës. Kjo protestë është politike, por jo partiake. Kriminelët vendosin për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë. Do të doja që reagimi popullor të ishte i madh.

Nuk ka shtet! Rama ik!’ ishin disa nga mesazhet e protestuesve para Kryeministrisë. Mes protestuesve ishin zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, por edhe eksponentë të tjerë të opozitës.

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua ditën e diel me akuzën e përndjekjes së Xhisiela Malokut. Historia nisi pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, që më pas u arratis duke kërkuar azil në Zvicër.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • servet: 02/10/2018 09:17

    Tirana,ke te drejte por me mire vone se kurre.

    Përgjigju
  • Tirana: 01/10/2018 22:34

    50 mij vajza shqiptare u marshtrun dhe u shiten per prosituta ne BE dhe nje as nje proteste nuk ashte ba deri sote. Popull derr

    Përgjigju
  • populli: 01/10/2018 19:24

    filluane babalet prape mjere populli qe bie preh

    Përgjigju
    • Halla Fredit: 01/10/2018 22:14

      Pse o Fred ty ta paska dhunuar motrën rilindje që je kaq i mërzitur.

    • Fredi: 01/10/2018 20:08

      Ty o popull po ta dhunoi motren rilindja ne rregull je, prandaj shko vullnetar tek ambasda pink.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë