‘Nuhu’, Balla dorëzon tabulatet në prokurori: S’kam qenë në Fushë Krujë, të pyetet Basha

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dëshmuar për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me cështjen e njohur si “Xhisiela”. Numri dy i socialistëve ishte përpara prokurores Elsa Miha pas orarit zyrtar për të depozituar prova dhe informacion, që sipas tij dëshmojnë se në 21 korrik nuk ka qenë në Komisariatin e Fushë Krujës i pranishëm në kërcënimin me armë të Emiljano Nuhut, sikur pretendon ish oficeri i policisë.

Burimet saktësojnë se Balla ka dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe pretendimet se atë ditë ka qenë në Pogradec dhe jo në Fushë Krujë. Mësohet se Balla ka depozituar edhe tabulatet telefonike të asaj dite, të marra vetë pranë kompanisë celulare, që provojnë sipas tij se Lulzim Basha ka gënjyer. Edhe pse prova të tilla duhet të administrohen drejtpërdrejt nga organi i akuzës, Balla tha se ato janë administruar nga prokurorja.

Unë kam ardhur për të depozituar një dosje provash që justifikojnë kallëzimin tim. Unë kam bërë kallëzim, nëse është i rremë unë mbaj përgjegjësi. Ky është një grup i strukturuar, Basha-Nuhu dhe Çollaku dhe persona të tjerë që fabrikuan një inskenim të turpshëm. Kam deklaruar në kallëzimin tim se nuk kam qenë në Krujë.

Taulant Balla

Balla ftoi Bashën që nëse ka prova që vërtetojnë implikimin e tij t’i depozitojë në prokurori.

Unë e garantoj publikun, që do ta fitoj këtë betejë jo në interesin tim por të shqiptarëve që nuk duan më këtë lloj politike, që një budalla si Basha hedh një gurë në lum, ndërsa tani ka detyrimin që të vijë këtu dhe të thotë se cfarë provash ka për t’u mbrojtur në kallëzimin ndaj tij.

Taulant Balla

Deri tani Taulant Balla ka paditur për këtë cështje 5 persona: Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Emiljano Nuhun dhe Basir Collakun. Balla tha se do të depozitojë kallëzim edhe për Gent Strazimirin. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut. Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

Prononcimi i plotë i Taulant Ballës pas daljes nga prokuroria
Zoti Balla çfarë dëshmuar në prokurori?
Sikur jeni në dijeni për një kallëzim penal në datë 27.9.2018 në fillim në ngarkim të Bashës, Nuhut dhe Collakut, të plotësuar sot në kallëzimet ndaj Alibeajt dhe Palokës dhe besoj që do të plotësojmë nesër në ngarkim të Strazimirit për të cilët u vendosa në dijeni që prokuroria ka ngarkuar procedim penal 02.10.2018. Prokurorja Elsa Miha që dëshmova u informua prej meje për rrethanat në ngarkim të këtyre shtetasve dhe kam depozituar të gjitha provat që plotësojnë kallëzimin tim penal në krye të të cilëve është Basha. Unë e garantoj publikun, që do ta fitoj këtë betejë jo në interesin tim por të shqiptarëve që nuk duan më këtë lloj politike, që një budalla si Basha hedh një gurë në lum, ndërsa tani ka detyrimin që të vijë këtu dhe të thotë se cfarë provash ka për t’u mbrojtur në kallëzimin ndaj tij. Basha është akuzuar edhe për shpërdorim detyre. Ka ardhur momenti që kësaj politike që degradon dhe shpifja me qëllim duhet të marrë fund.

Ju ishit me vullnetin tuaj në prokurori apo u thirrët?
Unë kam ardhur për të depozituar një dosje provash që justifikojnë kallëzimin tim. Unë kam bërë kallëzim, nëse është i rremë unë mbaj përgjegjësi.

Sa qëndruat?
Gati 120 minuta. Ky është një grup i strukturuar,Basha-Nuhu dhe Collaku dhe persona të tjerë që fabrikuan një inskenim të turpshëm. Kam deklaruar në kallëzimin tim se nuk kam qenë në Krujë.

Ju kërkoj shpjegime prokurorja edhe për cështjen Nuhu?
Cështjet që isha unë, ishte vetëm për kallëzimin tim penal. Në datë 10 Basha nëse kthehet në Shqipëri, se ati 6 ditë është jashtë dhe vetëm një ditë këtu, e pres edhe në gjykatën e Tiranës dhe për një cështje tjetër. Prokuroria, Bashën ta thërrasë sa më shpejt për të sqaruar sa më shpejt opinionin. Një opozitë pa program ka përfunduar në prodhimin e Babaleve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 04/10/2018 18:50

    Tabulatet nuk vertetojne dhe percaktojne vendndodhjen. Mos rastesisht ajo qe ka firmosur dhenien e tabulateve eshte bashkeshortja juaj nen cilesine e drejtoreshes? Ne baze te K.Pr.Penale ato tabulate i kerkon dhe i terheq prokuroria.Ato qe vertetojne mos qenien tende ne komisariat ate dite jane qelizat e telefonit per te percaktuar vendndodhjen dhe pamjet e kamerave. Edhe celulari i Mark Frrokut idhte ne udhetim, por ai kreu vrasjen ne Tirane dhe mori te perjetshem. Ta onformojme publikun sakte si thua Taulant? Nese ky eshte skenar sikurse thua atehere Shqupistet meritojne burgun por nuk mund te thuash Babale 2 pa u zbardhur akoma Babale 1. Ka ardhur ekspertiza per zerat Taulsnt di gje ti?

    Përgjigju
    • Tofiku: 06/10/2018 12:14

      C'do njeri ka te drejte te kerkoj tabulantet e veta. Vetem tycat e Sales dhe babalet mendojne ndryshe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambentet e bashkisë