Xhixho: Vajza e djem fotografohen në takimet e mia, e kam denoncuar para OSBE-ODIHR! Qeveria kërkon të kthejë skenarin e 2017 për të blerë vota

'Vajza dhe djem që ndjekin takimet elektorale të kandidatëve të opozitës, po intimidohen dhe kërcënohen nga qeveria që mos të marrin pjesë'. Kështu ka bërë me dije në një intervistë për emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', në Report Tv, kandidatja e LSI-së për deputete, Erisa Xhixho, e cila nënvizoi se të rinjtë që shkojnë në takimet e saj, janë fotografuar dhe rrethuar me rreth të kuq, dhe u dërgohen prindërve të tyre për t'u treguar se po ndjekin kandidatët e opozitës.

Xhixho shtoi më tej se këtë gjë e ka denoncuar para OSBE-ODIHR, ndërkohë që shtoi se do të bëjë çdo gjë për ta faktuar, atë që sipas saj janë kërcënimet që bën qeveria në terren. Sipas Xhixhos qeveria po përpiqet që të kthejë skenarin e vitit 2017, për të blerë vota apo për të intimiduar qytetarët, por kjo sipas saj nuk do ta shmangë nga humbja e 25 prillit.

'Vajza djem të rinj që vijnë në takimet e mia rrethohen me kryq, fotografohen dhe u çohen prindërve që vajza a po djali jot ka qenë në takimet e kandidates së opozitës. E kam bërë denoncimin para OSBE-ODIHR dhe do të bëj çdo gjë për të faktuar gjithë procesin e kërcënimeve dhe trysnisë që po zhvillohet në terren nga kjo qeveri e cila nuk ka armë tjetër për t'ju drejtuar qytetarëve, shfrytëzon të gjitha manovrat për kthimin e skenarit të 2017 për të blerë vota, apo për intimidimin e qytetarëve, por kjo nuk do ta shmangë nga humbja e 25 prillit. Mendoj që shqiptarët nuk meritojnë më një qeveri e cila nuk mban përgjegjësi për premtimet e saj.'- tha Xhixho.

E renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, tha se fitorja e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë shumë bindëse. Xhixho tha se Rama është në gramat e fundit të pushtetit të tij.

'Unë mendoj se shoe-t e zotit Rama nuk e fshehin gjithë zhgënjimin që kanë qytetarët dhe që unë prek çdo ditë gjatë takimeve që kam me qytetarët dhe mendoj se kjo nuk e shpëton dot. Fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë bindëse. Mendoja se zoti Rama do të jepte llogari për gjithë dështimet që ka bërë në qeveri dhe largimet që ka bërë nga vendi, por e ka kthyer në strategji fushate duke stigmatizuar opozitën. Mendoj që janë gramat e fundit të dëshpërimit të tij dhe gjithë qeverisë së tij, pasi nuk kanë as program as ide. Një forcë e majtë duhet të tregonte se kanë një mbështetje dhe vëmendje ndaj shtresave vulnerabël.'- tha Xhixho.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 13/04/2021 07:19

    Po ik moj sharebajge e haremit te Jales se te njohim kush je. Ju jeni superhajdutet e votave , jeni kapur duke blere vota ne gjithe shqiperine ju particka superhajdute e buxhetit te shtetit. Asnje vote per Erisa hundpinoken e Nafije dybekut turikalit te leshelise. Me 25 prill leshelija dhe Kejdi dhembcakallja ne te s'emes

    Përgjigju
  • dulja: 13/04/2021 06:23

    moje mbushe mire ti a po nuke shikon cbehet seksere te LSI po kapen me lista e me para a po nuke ju intereson

    Përgjigju
  • Ajet: 13/04/2021 00:26

    Si nuk ka turp kjo, ai burre qe ka dhe qe i ka vene briret, familja e kesaj. Po ka njeri qe nuk e di ne Tirane qe kjo ishte lodra seksi e Ilir Metes derisa Mona desh e mbyti?? Keto femra, nena dhe motra pa moral do perfaqesojne shqiptaret ne parlament????? Ik o Erisa se nuk ka lum dhe det qe lane imoralitetin tend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton