SHBA - Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e senatorit Xhon Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit. Pak më parë kandidatura e tij ishte miratuar nga komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në një deklaratë për mediat, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, tha: Jam i kënaqur që Senati ka konfirmuar Xhon Kerrin si Sekretarin e Shtetit tonë të ardhshëm, me një mbështetje të madhe bipartizane. Nga shërbimi i tij i vlerësuar me dekorata në Vietnam deri tek dekadat në Senat si kampion i udhëheqjes globale amerikane, karriera e shquar e Xhonit e ka përgatitur atë për të drejtuar diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme. Xhoni ka fituar respektin e udhëheqësve kudo në botë dhe besimin e demokratëve dhe republikanëve në Senat, dhe unë jam i sigurt se ai do të jetë një Sekretar Shteti i jashtëzakonshëm. Mirëpres këshillat dhe bashkëpunimin me të në vitet në vijim, teksa sigurojmë udhëheqjen amerikane në botë dhe çojmë përpara interesat dhe vlerat që mbajnë kombin tonë të fortë”.
Senatori i Masaçusets është lavdëruar për eksperiencën e tij të gjerë në çështjet e politikës ndërkombëtare.
69-vjeçari do të zëvendësojë Hillari Klinton e cila ka mbajtur postin e shefes së diplomacisë amerikane për 4 vjet.
Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com