Xhungla e Calais nën flakë,
emigrantët i vënë zjarrin kampit

Xhungla e Calais nën flakë,<br />emigrantët i vënë zjarrin kampit
“Misioni mbaroi, evakuimi përfundoi. Në kamp nuk është më askush” u shpreh prefekti i Kalese.  Për tri ditë me rradhë  në xhunglën e Kalesë kishte nisur cmontimi  i kampit dhe largimi i emigrantëve të cilët jetonin në kushte të vështira jetese.
 
Fatmirësisht evakuimi i kampit përfundoi, pasi ekzistonte frika se do  të kishte përplasje mes refugjatëve dhe autoriteteve. Madje mëngjesin e sotëm një pjesë e kampit u shkrumbua pas zjarrit të  rënë .

U dyshua  se zjarret në kamp mund të ishin ndezur nga emigrantët, si shenjë kundërshtimi, pasi nuk duan të largohen dhe nuk duan që çadrat e tyre të preken nga autoritetet. Kampi i Kalesë i ndodhur pranë portit në veri të Francës është një nga më të mëdhenjtë në Europë, ku u strehuan rreth 6500 refugjatë të cilët jetonin në kushte të tmerrshme jetese.

Tashmë po mendohet që ata të tranferohen në kampe në zona të tjera në Francë, ndërsa fëmijët e pashoqëruar kanë siguruar mbështetje nga autoritetet britanike.
 
Kampi simbolizonte krizën e emigrantëve në Europë, të cilët dëshironin të  mbërrinin në brigjet britanike.
 


[gallery]19322[/gallery]


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin