Xhungla e Calais, nis çmontimi
i kampit e dëbimi i refugjatëve

Xhungla e Calais, nis çmontimi<br />i kampit e dëbimi i refugjatëve
Nis zhvendosja e emigrantëve në xhunglën e Calais, ndërsa autoritetet  franceze kanë marrë masat për të shkatërruar kampet ku refugjatët ishin strehuar. 

Pavarsisht tensioneve dhe përplasjeve gjatë natës, gra e burra me çanta në duart janë paraqitur në orët e para të mëngjesit në pikën e grumbullimit. Rreth 60 autobusë po zhvendosin drejt qendrave të pritjes rreth 6 mijë emigrant të cilët ishin strehuar në Calais, qytet në jug të Francës.

Çdo autobus do të monitorohet nga një satelit dhe do të kalojë para pikave të kontrollit të ngritura nga forcat e ushtritë.

Qeveria pariziane  theksoi se ky do të jetë një operacion humanitar, i cili ka për qëllim të mbyll një nga lagjet më të varfra franceze, ku jetonin emigrant të ardhur kryesisht nga Afganistani, Sudani, Eritrea. Të gjithë  me synimin për të kaluar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mes 6000 emigrantëve, rreth  1291 janë fëmijë. Ndërkohë minorenët pa familje  do të vendosen në një kamp të përkohshëm ku do të nisin dhe procedurat për transferimin e tyre  në Britani.

Çmontimi i kampit do të  zgjasë të paktën 1 javë. Rreth 1250 agjentë u angazhuan në shkatërrimin e kampit të njohur si xhungla për shkak të kushteve të vështira të jetesës ku jetonin emigrantët.

Në këtë zonë do të ndërtohet edhe një mur rreth 4 metra i lartë cka synon të ndalojë vërshimin e refugjatëve drejt ishujve britanikë. 

[gallery]19275[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin