Xhungla e Calais nuk ka fund
BBC: Janë edhe 200 fëmijë

Xhungla e Calais nuk ka fund<br />BBC: Janë edhe 200 fëmijë
Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve franceze se në “xhungël” nuk ka mbetur më asnjë njeri,  por mediat të ndryshme, thonë se në kampin famëkeq të emigrantëve në Calais ka ende disa qindra njerëz mes tyre shumë fëmijë. Por edhe ata që janë zhvendosur rrëfejnë se kanë mbetur pa një strehë.

Muhammed është një 16 vjecar i cili rrëfen për CNN se nuk është i regjistruar dhe fle ku të mundet në konteniere me nga 20-30 persona.

BBC shkruan se rreth 200 minorenë të pashoqëruar kanë mbetur në kamp dhe nuk kanë as shtretër ku të flenë apo diku ku të strehohen.

Raportohet se gjendja e tyre bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar, ndërsa duket se ata janë harruar nga autoritetet.

Thuajse 5 600 njerëz u evakuuan nga kampi në qendra refugjatësh që prej të hënës, përfshirë edhe 1 500 minorenë që janë strehuar në një kamp me kontenierë, që sipas aktivistëve tashmë është plot.

Ekipet e punëtorëve vazhdojnë që të pastrojnë zonën nga çadrat e sajuara mes zjarreve që dyshohet se janë ndezur nga emigrantët.

Ndërsa zhvendosja e emigrantëve vijon, tashmë kanjë bum refuigjatësh që janë mbledhur në very të Francës. Në dy ditë sipas autoriteteve kanë kaluar 2000 deri në 3000 persona në ditë.

Por shumë prej zyrtarëve janë ende skeptic ndaj cmontimit të xhunglës. Sipas tyre sërish ndodh e njëjta gjë, pasi zhvendosen nga një kamp krijojnë një tjetër. Ëndrra e refugjatëve vijon, kalimi në Mbretërinë e Bashkuar. 

[gallery]19342[/gallery]

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin