Xhup me mbishkrimin ‘policia’, organizim i lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje, vihen në pranga 5 persona në Kurbin (EMRAT)

Xhup me mbishkrimin ‘policia’, organizim i lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje, vihen në pranga 5 persona në Kurbin (EMRAT)

Xhupi me mbishkrimin 'Policia' dhe pistoleta e sekuestruar

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale. Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe një armë zjarri pistoletë.

Përkatësisht në kuadër të operacionit “Terreni” janë arrestuar:

Genti Suti, 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Ai u kap në Laç teksa kishte thyer masën e arrestit me burg. Në momentin e arrestimit iu gjet edhe një armë zjarri e llojit pistoletë.

Jetmir Markaj, 34 vjeç, u arrestua duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të papajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momëntin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Altin Mihana, 37 vjeç dhe Alket Lika, 49 vjeç u arrestuan të dy gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin në Kurbin ku u gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kompjuterat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari të kundërligjshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë