TIRANE- I akuzuari kryesor për masakrën në lokalin e natës, “Ante Grand”, Kostandin Xhuvani do të përgjigjet për 4 viktimat. Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se, pas caktimit të avokatit është caktuar dhe seanca e marrjes së dëshmisë së Xhuvanit. Familja e të pandehurit mësohet se, ka pajtuar si mbrojtës të djalit, avokatin Ardian Leka.
Mëngjesin e datës 4 Nëntor, Kostandin Xhuvani u ka marrë jetën 4 persona, Edison Jahos, Enea Xhaj, Arbër Demirit dhe italianit, Giampaolo Azzola. Bashkë me Xhuvanin i arrestuar ështe edhe Erald Sida, por ky çështja e tij pritet të ndahet nga ajo e të dyshuarit kryesor. Kjo çështje pritet të shkojë brenda pak ditësh për gjykim.
/Shqiptarja.com