Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump vizituan Tempullin e Qiellit në Pekin, një nga monumentet më simbolike të Kinës, gjatë vizitës shtetërore të liderit amerikan. Xi e priti Trump pranë Sallës së Lutjeve për Korrje të Mbara, ku të dy liderët realizuan edhe fotografi zyrtare përpara monumentit historik.

Gjatë vizitës, Xi i shpjegoi Trump se në Kinën e lashtë në Tempullin e Qiellit zhvilloheshin rituale shtetërore, ku perandorët luteshin për prosperitet kombëtar, harmoni sociale dhe korrje të mbara. Lideri kinez tha se ky tempull pasqyron filozofinë tradicionale kineze sipas së cilës “populli është themeli i shtetit” dhe se stabiliteti i vendit varet nga forca e këtij themeli.

Nga ana tjetër, Trump u shpreh i impresionuar nga historia mbi 600-vjeçare e Tempullit të Qiellit, ndërsa deklaroi se Kina dhe SHBA janë “dy vende të mëdha me popuj të mençur”, duke shtuar se të dyja vendet duhet të thellojnë mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve të tyre.


Lajmi kryesor:

Sot samiti mes Xi Jinping dhe Donald Trump, Pekini: Rrezik lufte nëse Tajvani menaxhohet keq! Amerika: Jemi dakord për Hormuzin dhe një Iran pa armë bërthamore