Xibrakë, shoferi 57 vjeçar godet
policin rrugor... i ndaloi makinën

ELBASAN – Drejtuesi i një makine ka qëlluar me mjete rrethanore një punonjës të policisë rrugore pasi ky i fundit e ka ndalur për kontroll. Ngjarja ndodhi në fshatin Xibrakë ndërsa u arrestua në flagrancë 57-vjeçari Fotaq Kyçyku, banues në Elbasan.

57-vjecari, që drejtonte mjetin tip Benz me targa AA 037 BE në momentin që është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore për motive të dobta e të çastit ka goditur me mjete rrethanore ne pjese te ndryshme te trupit punonjësin e policisë rrugore me inicialet A.B.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale ‘Goditja per shkak te detyres”, parashikuar nga neni  236/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A