Yjet me veshjet me ekstravagante
të mbrëmjes në “Met Gala”

Yjet me veshjet me ekstravagante<br />të mbrëmjes në “Met Gala”
Eventi  përvitshëm “Met Gala”, i cili mbledh yjet e famshëm të ekranit është quajtur si më fashionanti.

Kjo përsa i përket larmishmërisë së veshjeve dhe ngjyrave që dominojnë mbrëmjen.

Ky event ka një rëndësi mjaft të madhe për mbledhjen e fondeve në drejtim të Metropolitan Museum of Art’s Costume Institute.

karolina kurkova

Është drejtoresha e Vogue, Anna Wintour e cila pret të ftuarit në këtë ceremoni gala.

Këtë vit iu bashkua dhe aktorja Sarah Jessica Parker si dhe Bradly Cooper.

Karolina Kurkova, Kim Kardashian, Lupita Nyomg’o, Dakota Johnson ishin disa prej emrave që spikatën me veshjet e tyre vintage.

Bluja ishte ngjyra dominuese e mbrëmjes, e cila tërhoqi vëmendjen e duhur në tapetin e kuq.

Kim ishte e shoqëruar nga partneri i saj Kanye West, i cili u shfaq elegant me një kostujm të zi.

Diva Beyonce ishte shoqëruar gjithashtu nga reperi Jay-Z, Diane Kruger nga i dashuri Joshua Jackson etj. Beyonce dhe Kate Upton kishin zgjedhur fustane të gjatë në ngjyrë të zezë, të cilat zbulonin hiret e tyre.

E verdha, grija metalizato, e kuqja, ngjyra e arit ishin gjithashtu ngjyra të përzgjedhura prej yjeve për këtë ngjarje të madhe.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin